Frika se Synimet e Mijevjecarit do te vihen ne pikepyetje
Me shume se 130 shefa te shteteve dhe te qeverive jane tubuar ne Nju Jork per konferencen treditore te Kombeve te Bashkuara e cila synon ti rishqyrtoje veprimet e shteteve mbi zotimet e tyre per tiu ndihmuar vendeve ne zhvillim qe ta crrenjosin varferine deri ne vitin 2015. Progresi i synimeve te Mileniumit eshte ngadalesuar nga kriza globale financiare ndersa kreu i OKB-se Ban Ki-mun tha se do te duhen miliarda shtese nga vendet donatore. Nje dekade me pare vendet anetare te Kombeve te Bashkuara u zotuan ta crrenjosin varferine dhe urine ekstreme ne bote te sigurojne arsim primar per te gjithe ta reduktojne shkallen e vdekshmerise se femijeve dhe ta ndalin hovin e perhapjes se semundjes HIV/AIDS deri ne vitin 2015. Tash kur kane mbetur vetem pese vjet per ti arritur ambiciet e tilla Ban Ki-mun i grumbulloi udheheqesit ne Nju Jork per ta vleresuar progresin e deritanishem. Sipas te gjitha llogaritjeve shumica e synimeve jane larg realizimit. Ban e tha kete me pak me shume diplomaci. Kam qene shume i inkurajuar nga mbeshtetja e fuqishme e ketij aksioni. Sidoqofte ne i kemi pare dallimet qe mund te beje angazhimi i politikes se larte. Ne kete gare kunder kohes ne te gjithe duhet ti mbajme premtimet tha Ban. Mark Lagon nga Keshilli per Marredhenie te Jashtme ne Nju Jork thote se ky eshte problemi themelor. Perderisa Kombet e Bashkuara mund te ofrojne nje forum global mbi ceshtjet si varferia si institucion nderkombetar ato kane shume pak ndikim ne te ardhurat vjetore te njerezve. Kombet e Bashkuara jane nje forum ku shtetet i shprehin shqetesimet e tyre mbi varferine ne bote. Por mekanizmat qe krijojne prosperitet dhe rritje ekonomike kane te bejne shume pak me Kombet e Bashkuara thote Lagon. Banka Boterore dhe Fondi Monetar Nderkombetar luajne me shume rol ne ndryshimin e gjendjes financiare te njerezve permes projekteve masive zhvillimore mbikeqyrjes dhe fondeve. Stjuart Patrik drejtues i Programit per Institucionet Nderkombetare dhe Qeverisje Globale ne Keshillin per Marredhenie te Jashtme thote se tubimet boterore si ky ne Nju Jork sherbejne per te perqendruar vemendjen nderkombetare dhe qe te nxiten ceshtje te vecanta. Por ai nuk eshte shume optimist se kjo do te ndryshoje kur behet fjale per synimet e Mileniumit. Keto synime jane tejet ambicioze dhe ishte e veshtire te permbushen por tash me krizen ekonomike globale qe goditi nga fundi i vitit 2008 disa gjera do te jene me te veshtira per tu realizuar thote Patrik. Ban Ki-mun thote se qe te realizohen synimet e Mileniumit Kombeve te Bashkuara u duhen 26 miliarde dollare dhe 100 miliarde dollare tjere deri ne vitin 2015.