Kodra, nga puna e parë në 1938, tek e fundit në 2006

Piktori Ibrahim Kodra në studion e tij
Hapet sot në GKA, ekspozita retrospektive e mjeshtrit.
Kuratori Shima tregon si i mblodhi 60 vepra nga galeri të ndryshme në Itali e Shqipëri.
Në sallën e ekspozitave të përkohshme të Galerisë Kombëtare të Arteve hapet sot ekspozita e piktorit Ibrahim Kodra, e titulluar Shqipëria Fantastike. Janë rreth 60 vepra, që kuratori Rubens Shima i ka qëmtuar nëpër koleksione e galeri, në Itali e Shqipëri. Nuk ka qenë e thjeshtë që ti bindje, megjithatë, disa nga punët më të mira të mjeshtrit, të cilat datojnë që nga fillimet e krijimtarisë së tij e deri tek ato të fundit, ekspozohen për herë të parë për publikun. Ekspozita organizohet në bashkëpunim me fondacionin Ibrahim Kodra në Milano, në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë. Për realizimin e kësaj ekspozite kuratori ka përzgjedhur vepra nga koleksioni i fondacionit Ibrahim Kodra në Milano (Itali), vepra nga koleksioni i

Drejtori i GKA, Rubens Shima
Kozma Dashit (Shqipëri), vepra nga fondi i Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë, si dhe vepra nga koleksione të ndryshme private, brenda dhe jashtë Shqipërisë. Kuratori Shima e ka konceptuar në formën e një ekspozite retrospektive, e cila na mundëson ta njohim Kodrën në tërësinë e tij, që kur vizatonte qendrën e Tiranës, deri te pikturat kubiste e postkubiste, me të cilat ai do të prezantohej pas viteve 70. Në këtë ekspozitë paraqitet puna e parë e Kodrës, që i përket vitit 1938, pronë e Galerisë Kombëtare të Arteve dhe ajo e fundit e tij, realizuar në vitin 2006, e cila ndodhet pranë fondacionit Kodra në Milano.
Shqipëria fantastike është një përzgjedhje punësh të Ibrahim Kodrës, të cilat i keni nxjerrë nga galeri dhe koleksione në Itali e Shqipëri. Sa e vështirë ka qenë të vini deri këtu?
Nuk ka qenë e thjesht. U bënë vite tashmë që interesohem për punën e Kodrës, e kam ndjekur atë në Milano. Prej një viti jemi në kontakt me koleksionistë të ndryshëm, me galeristë që kanë punë shumë të mira nga Kodra, dhe duhet thënë që shumë nga koleksionistët nuk janë shumë të lehtë për tu bindur. Dhe në këtë rast ata ia kanë besuar punët e tyre Galerisë Kombëtare të Arteve. Ndërkohë, kam parë interesin gjithnjë në rritje të koleksionistëve privatë shqiptarë. Më vjen mirë që kanë arritur të koleksionojnë disa nga veprat më përfaqësuese të piktorit. Gjithashtu kam punuar kryesisht me punët e fondacionit Kodra, pjesën më të mirë të koleksionit në Milano, por po aq i rëndësishëm sa koleksioni i këtij fondacioni, është edhe ai i koleksionistëve shqiptarë, të cilat përbëjnë 60% të kësaj ekspozite.
Mbi çkoncept është ngritur kjo ekspozitë?
Sipas konceptit tim, kjo është një ekspozitë retrospektive historike, me qëllim që njerëzit ta njohin të plotë Kodrën, jo

Puna e parë e Ibrahim Kodrës, viti 1938, ndodhet në GKA.
vetëm atë që shfaqet nga vitet 70 deri në fund të jetës së tij, që përfaqësohet në shumicën e herëve nga piktura totemike, që kanë në qendër totemin, idhullin. Në këtë rast kam dashur që ekspozita të fillojë me punën e parë të Kodrës, të cilën e ka realizuar që në kohën kur ka qenë nxënës në shkollën e vizatimit në Tiranë. Pra, ekspozita fillon me një peizazh nga Tirana, i vitit 1938 dhe mbyllet me pikturën e fundit të mjeshtrit, para se të ndahej nga jeta.
Si do ta klasifikonit veprën e Kodrës sipas periudhave?
Kodra ka shumë periudha në krijimtarinë e tij, tendenca, por dhe artistë që influencojnë mbi të. Kodra është një personazh i cili zhvillohet pas Luftës së Dytë Botërore. Jemi në atmosferën mitike të Akademisë së Breras, ku ai ishte nxënës i disa prej piktorëve më të rëndësishëm të kohës së pas Luftës II Botërore, si Carra, Funi e Carpi etj. Gjykoj që vepra e Kodrës ka kaluar nëpër disa periudha të ndryshme. Periudha e parë vjen pasi ai asimilon të gjithë klasikët në Akademinë e Breras, bie në kontakt me artistët italianë të Breras. Kemi një frymë surrealiste, deri diku post-Cezanne të Kodrës së hershëm, pastaj shihen influencat nga Sironi. Më pas Kodra fillon të mendojë mbi atë që më vonë do të quhej mrekullia e pajtimit, i imazheve që vijnë nga Parisi, si një qendër e madhe arti, nga Picasso dhe imazhet që vinin nga vendi i tij i origjinës. Pra, ajo nënshtresë e Kodrës që lidhet me një lloj kulture orientale, bizantine, ikonografike merret me shumë zgjuarsi nga Kodra dhe pajtohet me imazhet që vijnë nga Parisi, për ti dhënë jetë asaj lloj pikture që ne njohim sot si kubiste, apo postkubiste.
Thatë se keni kohë që merreni me këtë ekspozitë, ju vetë çkeni zbuluar nga Kodra?

Puna e fundit e vitit 2006, ndodhet në fondacionin Kodra në Milano
Nuk është hera e parë që vepra e Kodrës ekspozohet në Shqipëri, por jo në një ekspozitë retrospektive, historike. Për aq kohë sa Kodra ishte gjallë, u krijua ideja e një artisti disi jokomunikativ, pak arkaik, por kur kam lexuar intervista të Kodrës dhënë gazetarëve, që tashmë dhe ata nuk jetojnë më, apo kur kam parë kontrata e letërkëmbime të Kodrës. Kam parë një personazh shumë kompleks, poliedrik, me shumë informacione dhe një mjeshtër i vërtetë në negocimin me galeritë.
Po Kodra nuk ka vetëm piktura, por edhe punë në skulpturë, apo qeramikë…, shohim që nuk i keni paraqitur në këtë ekspozitë…
Me vetëdije të plotë kam përjashtuar nga kjo ekspozitë postimazhin, apo riprodhimin e imazhit të Kodrës. Ai ka shumë kontrata me galeri, apo me subjekte të ndryshme komerciale për prodhimin e posterave, pjatave të qeramikës, kartolinave, skulpturave të limituara etj. I gjithë ky material nuk më ka interesuar për këtë ekspozitë, sepse nuk kam asnjë lloj interesi për të shfaqur para publikut planbizneset e një artisti si Kodra. Këto janë më se normale për një artist me emër, për ta përshtatur veprën e tij për tregje të ndryshme.
Si ka qenë marrëdhënia juaj me fondacionin Kodra?
Kemi pasur një marrëdhënie shumë korrekte. Pas shprehjes së interesit të Galerisë Kombëtare dhe të timin personal për të ndërtuar këtë ekspozitë, kam gjetur një dëshirë bashkëpunimi dhe gjej rastin ta falënderoj, sepse një njeri i vetëm ka bërë një sakrificë relativisht të madhe për ta mbajtur në këmbë këtë