PS: Policia shkel ligjin
Tiranë (start)-Partia Socialiste ka reaguar këtë të diel për kalimin sipas saj të kompetencave kushtetuese të qeverisë. Deputeti i selisë rozë Arben Isaraj, tha për mediat, se në të gjitha kushtetutat e botës, qeveria duhet ta ushtrojë pushtetin brenda disa kufijve të njohur dhe të zbatueshëm për të gjithë - kufijve kushtetues.Isaraj ka radhitur disa probleme të kohëve të fundit, si dhuna policore mbi disa persona, që sipas tij përbëjnë shkelje kushtetuese.
“Qeveri-policia e Berishës, nuk mund të kufizojë lirinë e personit kur nuk ka dyshime të arsyeshme se ka kryer një vepër penale ose për të parandaluar kryerjen prej tij të veprës penale ose largimin e tij pas kryerjes së saj, me arsyetimin se po përpiqet të zbulojë të vërtetën apo krimin e dyshuar. Ta realizosh këtë pa lejen edhe të organit përkatës kushtetues, përbën dy herë krim”-theksoi deputeti socialist.
Në një vend demokratik dhe aspirant për NATO e BE-vijoi Isaraj-ruajtja e rendit dhe sigurisë nuk kërkon që policia të çlirohet nga kufizimet kushtetuese dhe ligjore në mbrojtje të individit, me pretendimin se po lufton kriminalitetin.