PS-ja akuza policisë për dhunën ndaj avokatit të popullit.

Partia Socialiste del në mbrojtje të institucionit të avokatit të popullit, që sipas saj po dhunohet nga policia e kësaj qeverie. Deputeti Arben Isaraj tha se qeveria po shkel rëndin kushtetutes dhe ligjin duke i ofruar këtij vendi dhunë, tirani dhe diktature. Ndërkaq, Isaraj bëri të ditur se PS-së po mbledh të gjithë provat ligjore për të denoncuar tek ndërkombëtarët këtë qëndrim të qeverisë ndaj qytetarëve por edhe avokatit të popullit si institucioni që denoncon dhunën. Sipas PS-së në një vend aspirant për në BE dhe në NATO ruajta e rendit dhe sigurisë nuk kërkon që policia të çlirohet nga kufizimet kushtetuese dhe ligjore në mbrotje të individit me pretendimin se po lufton kriminalitetin