Dade:Basha po përdor qeverinë për çështjet personale

Partia Socialiste kërkon shkarkimin e Lulzim Bashës nga detyra e Ministrit të Jashtëm. Sipas sekretares së marrëdhënieve me jashtë në PS-së Arta Dade, ministri Basha nuk mund të drejtojë diplomacinë pasi një i pandehur në këtë post dëmton imazhin e shqiperisë në sytë e botës. Sipas socialistëve dalja në konferencë për shtyp e Ministrit të Jashtëm Lulzim Basha është një tjetër tregues sesi ky zyrtar përdor poltronat e qeverisë për të mbyllur çështjet personale.