Kodrat e fshatit Rrenc në Shkodër mesditën e sotme u përfshinë nga flakët. Zjarri u lokalizua në kohë

Një zjarr ka rënë në orët e para të pasdites së sotme në kodrat e e fshatit Rrencë, pesë kilometra larg qytetit të Shkodrës, shumë pranë një fabrike të gazit të ndoshur në këtë fshat. Ndërkohë ndërhyrja në kohë e mjeteve të zjarrfikësve, të mbështetur edhe nga policia pyjore dhe komuniteti i zonës, kanë bërë të mundur izolimin e vatrës së zjarrit duke shmangur përhapjen e tij në drejtim të fabrikës së zjarrit. Shefi i sektorit të zjarrfikësve Ilir Koplku tha se efektivat e këtij shërbimi tregua profesionalizëm në manovrimet e tyre në terrenin e vështirë kodrinor. Aktualisht në vendngjarje gjenden edhe ekspertët e policisë së rendit dhe të zjarrfikësve, të cilët po hetojnë për shkaqet e rënies së zjarrit.
...