Koentrao tek Reali

Për të do të duhen 25 milionë euro, plus edhe një lojtar që të plotësohet oreksi i klubit që i zotëron kartonin. Fabio Koentrao jepet si lojtar i ardhshëm i Realit të Madridit, nga ana e medias portugeze, pasi gazeta “A Bola” tregon detajet e asaj që ajo e quan marrëveshje përfundimtare.
Lojtari i krahut të majtë i Benfikës pritet t’i shtohet skuadrës së Murinjos brenda pak ditëve të ardhshme, pasi madrilenët e rritën me 3 milionë euro ofertën e tyre ndaj portugezëve. Pra, 25 milionë euro do të jepen në formë pagese dhe mesfushori holandez Rojston Drente do të kënaqin përfundimisht Benfikën. Reali do të kishte dashur t’i kishte dhënë Sarabian, por lisbonasit donin ose Drenten, ose Garain, ndaj edhe përfundimi ishte i tillë.
Sipas “Diario de Notisias”, një tjetër gazetë portugeze, Koentrao dhe Reali po diskutojnë tani lidhur me rrogën vjetore, ndonëse nuk besohet se do të ketë probleme të mëdha për të arritur një marrëveshje. Koentrao është një nga lojtarët më të mirë aktualë jo vetëm të Benfikës, por edhe të gjithë futbollit portugez me 23-vjeçarin që luajti 36 ndeshje këtë sezon me “shqiponjat” e Lisbonës, duke shënuar 5 gola e duke dhënë 2 asiste, ndonëse roli i tij është më shumë mbrojtës si dhe lojtar krahu.