Serbi, Tadiç nis konsultimet për formimin e qeverisë së re

Ish presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, ka vendosur që të marrë mandatin për formimin e një qeveri pro-evropiane, hap ky i cili do ta linte presidentin e ri nacionalist pa pushtet të vërtetë, njofton agjencia e lajmeve Associated Press.
Bisedimet për koalicionin pritet të fillojnë sot, kur edhe pritet të mbahet takimi mes Tadiçit dhe Tomisllav Nikolliçit, i ciili doli fitues në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale më 20 maj.
Nikolliç pritet të detyrohet të emërojë Tadiçin si kryeministër, meqë ky i fundit gëzon mbështetjen e shumicës në parlamentin prej 250 vendesh.
Ndonëse Partia përpartimtare e Nikolliçit, ka fituar shumicën e vendeve në Parlament, demokratët e Tadiçit kanë më shumë aleatë në anën e tyre për të formuar kabinetin e ardhshëm.
Pozita e kryeministrit është më e fuqishme në kuptimin ekzekutiv se ajo e presidentit, i cili nuk mund të hartojë ligje apo të marrë vendime politike.
Tadiç ka paralajmëruar se nuk do ta përfshijë partinë e Nikolliçit në qeverinë e tij.