E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, studentët bllokojnë derën e Rektoratit

Dhjetëra aktivistë të Lëvizjes “Studim, Kritikë, Veprim”, mëngjesin e sotëm kanë bllokuar hyrjen e Rektoratit të Universitetit të Prishtinës.

Studentët janë ulur pranë hyrjes së rektoratit dhe mbajnë në duar pankartat, si: “Shpallemi studentë”, “Bashkëpunim mbarëkombëtar”, “Edukimi, e drejtë universale”, “UP = Universitet Publik, jo privat” dhe thirrje të tjera.

Aktivistët e kësaj lëvizje nuk janë lejuar që të marrin pjesë në zgjedhjet studentore prandaj ata kanë protestuar kundër këtij vendimi të rektoratit të Universitetit të Prishtinës.

E pranishme në protestë është edhe Policia e Kosovës, por deri me tani është vetëm duke e vëzhguar protestën.

Ndërkohë gjatë protestës së të mërkurës para Rektoratit të UP-së, Njësia Speciale Kosovës ka arrestuar 20 studentë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›