Koha e Kometes emocionon spektatoret ne Festivalin e Arizones

Arizona SHBA 6 Tetor 2010 NOA/ Hajro Hajra - Ne Festivalin Nderkombetar te Filmit Scottsdale International Film Festival te dhjetin me radhe ne qytetin Scottsdale te Arizones SHBA ne mesin e 27 filmave pese nga te cilet kane qene nominuar per mimin e sivjetshem Oskar nga 20 vende te botes me 3 e 4 tetor 2010 u shfaq edhe filmi shqiptar Koha e kometes i regjisorit Fatmir Koci me aktoret Blerim Destani Masiela Lusha un Lajci Luan Jaha Blerim Gjoci Ralfph Moeller etj.
Koha e kometes dhe filmi bullgar Bota eshte e madhe dhe shpetimi fshihet ngado jane dy pjesemarresit e vetem nga vendet e Evropes Juglindore
Ne shfaqjen e dyte qe u dha te dielen ne mbremje me 4 tetor ne nje nga sallat e kinemase Harkins Camelview Theatre e mbushur perplot me dashamires te filmit per ta pare filmin kishin ardhur edhe nje numer jo aq i madh shqiptaresh qe jetojne ne Arizone.
Ishte i pranishem edhe regjisori i filmit Fatmir Koci i cili para fillimit te shfaqjes beri nje hyrje fare te shkurter per filmin.
Pas shfaqjes se filmit pati nje mori pyetjesh nga spektatoret jo vetem per filmin qe ishte pritur me duartrokitje te shumta po edhe per ceshtje te tjera nga me te ndryshmet lidhur me Shqiperine me Kosoven e pergjithesisht me popullin shqiptar pyetje te cilave regjisori Koci u pergjigjej me nje shkathtesi enciklopedisti.
Pasi dolen nga salla e kinemase shqiptaret vazhduan edhe per nje kohe bashkebisedimin me regjisorin Koci dhe boshti i bisedes ishte filmi Koha e kometes nje nga realizimet me te mira te kinematografise shqiptare.
Nje kuriozitet
Ne faqen e internetit te festivalit ne shenimet per filmat pjesemarres te festivalit per filmin Koha e kometes vec te tjerash thuhet filmi ka per baze novelen e fituesit te mimit Nobel Ismail Kadare. Ky gabim i qellimshem a i paqellimshem le te jete nje ogur i mire per shkrimtarin tone te madh dy dite para shpalljes se emrit te fituesit te mimit Nobel per letersi.
h.h/e.r/NOA