Zbulimet arkeologjike ne Shqiperi dhe problemet per restaurimin e tyre
06/10/2010Zbulimet arkeologjike te ketij viti ne qytetin antik te Apolonise u cilesuan si me te bujshmet dhe me te rendesishmet e ketyre 50 vjeteve te fundit ne Shqiperi. Ato terhoqen vemendjen e gjithe opinionit shqiptar nga qytetari i thjeshte e deri te Kryeministri i vendit. Ky zbulimi i arkeologeve shqiptare i kaperceu edhe kufijte e vendit tone. Ai u percoll nga te gjitha mediat dhe opinioni nderkombetar. Per fat ato sollen ne vemendje edhe problemin aq delikat te restaurimit te objekteve arkeologjike. Per mua si specialist restaurimi i objekteve arkeologjike perben sot nje ceshtje dhe nje problem te madh e te rendesishem pasi restaurimi ka te beje me ruajtjen konservimin e trashegimise sone kombetare e cila ka vlera te paperseritshme.
Duke e konsideruar objektin arkeologjik si nje dokument me shume vlere historike dhe kulturore si dhe nje nga prioritet e programeve qeveritare ne fushen e turizmit kulturor deshiroj qe te jap opinionin tim per disa probleme shqetesuese qe kane dale keto 2-3 vjetet e fundit per restaurimin si dhe rreth kualifikimit te specialisteve restauratore.
Qe ne krye duhet te them se restaurimi i objekteve arkeologjike ne Shqiperi eshte ne nje situate gati katastrofike. Dy vjet me pare u mbyll Laboratori i Restaurimit prane Institutit te Arkeologjise i vetmi institucion i ketij lloji ne Shqiperi. Edhe ne Laboratorin e ashtuquajtur te Restaurimit e te Arkeometrise qe eshte ne varesi te Institutit te Antropologjise Kulturore dhe Studimeve te Artit i cili trajton per restaurim kryesisht objekte etnografike gjithashtu u shkurtuan 4 specialiste nga 6 specialiste qe ishin gjithsej dhe mbeten vetem 2 dy restauratore. Shkurtimi i specialisteve u motivua per shkak te reformes qe u zhvillua ne Akademine e Shkencave prej nga vareshin institucionet qe kishin ne varesi keto laboratore dhe numrit strikt i personelit 122 qe u caktua pas formimin e Qendres se Studimeve Albanologjike QSA. Kjo erdhi si pasoje e nje mentaliteti nenvleftesues mohues dhe denigrues te punes restauruese e trasheguar nder vite nga drejtuesit e arkeologjise shqiptare.
Ne Laboratorin e Restaurimit per 50 vjet me radhe jane restauruar me mijera objekte arkeologjike te cilat sot ndodhen ne ruajtje ne fondet e Institutit te Arkeologjise dhe ne stendat e muzeumeve arkeologjike e historike. Ne 10 vjetet e fundit ne kete laborator jane arritur rezultate te niveleve te larta bashkekohore sic ishte petrifikimi i objekteve prej qeramike duke shpetuar keshtu nga shkaterrimi i plote me qindra objekte arkeologjike prej qeramike. Petrifikimi u realizua ne bashkepunim me Laboratorin e Restaurimit dhe te Arkeometrise te ish-Institutit te Kultures Popullore nen drejtimin e prof. dr. as. Frederik Stamati. Mbyllja e Laboratorit te Restaurimit i ka sjelle dhe do ti sjelle nje dem te madh e te pakorrigjueshem objekteve arkeologjike.
Nje problem shume i rendesishem eshte edhe ai i formimit kualifikimit dhe specializimit te restauratoreve. Ne nje shkrim te botuar kohet e fundit ne GSH date 2 shtator 2010 jane hedhur disa mendime edhe per kete teme ku jane percaktuar edhe kriteret qe duhet te kete nje specialist i restaurimit te objekteve arkeologjike. Sipas artikullshkruesve restauratori duhet te jete me patjeter dhe me kusht kimist .
A duhet te jete restauratori i objekteve arkeologjike kimist Cfare kualifikimi kane koleget specialistet te restaurimit te objekteve arkeologjike ne Evrope ku na pelqen qe te referohemi Me poshte po u jap pergjigje ketyre pyetjeve si dhe po jap mendimin tim rreth kesaj ceshtje mbi baze te informacionit dhe te kontakteve qe kam pasur dhe kam me kolege dhe institucione te restaurimit ne disa vende evropiane.
Dihet qe ne Shqiperi nuk ka pasur dhe nuk ka shkolla restaurimi. Profesioni i restauratorit ashtu si profesioni i arkeologut etnografit historianit antropologut etj. eshte mesuar ne pjesen me te madhe ne menyre autodidakte me kurse por edhe i trasheguar nga pervoja e kolegeve me te vjeter te cilet ua percollen me shume bujari kolegeve te tyre me te rinj. Fale punes pasionante dhe inteligjences qe i ka karakterizuar studiuesit shqiptare jane arritur rezultate te jashtezakonshme ne fushat te ndryshme te studimeve albanologjike te cilat jane te njohura boterisht.
Ne Shqiperi tradicionalisht per tu bere p.sh. restaurator i qeramikes ne arkeologji jane preferuar kandidate skulptore qe te kishin kryer Akademine e Arteve te Bukura kurse restauratori i objekteve etnografike preferohej te ishte kimist. Por edhe per profesione e tjera si p.sh. arkeologu te kishte mbaruar per mesues historie antropologu duhej te ishte patjeter mjek etj. Per fat te keq ky mentalitet ne perzgjedhjen e specialisteve per shkak te mungeses se shkollave respektive vijon ende edhe sot ne Shqiperi.
Nga kontaktet qe kam pasur me kolege te huaj por edhe specializimi qe kam kryer ne disa institucione me emer ne Evrope per restaurimin e objekteve arkeologjike sic jane Universiteti Politeknik i Athines Laboratori i Restaurimit ne Muzeun Gjermano-Roman te qytetit te Kelnit dhe nga vizita qe kam pasur ne Laboratorin e Restaurimit te qytetit te Bonit qe eshte nje nga laboratoret me te medhenj dhe me moderne te Gjermanise u njoha edhe me kualifikimin qe kishin kryer koleget e mi. Restauratoret gjermane ashtu si koleget e tyre angleze franceze italiane etj. se pari kishin kryer Fakultetin per Arkeologji ku kishin marre njohurite baze per shkencen e arkeologjise dhe me pas kishin kryer kurse apo shkolla pasuniversitare per restaurim te cilat shkonin nga 1 deri 3 vjet. Ata kishin marre njohuri per lenden e kimise aq sa u duhej per profesionin e tyre ashtu sic kishin marre njohuri edhe per qeramiken metalet qelqin etj. etj. Edhe antropologet me pare kishin kryer Fakultetin e Arkeologjise pra ishin arkeologe dhe me pas kishin kryer kurse dhe shkolla per antropologji ku kishin marre njohuri per mjekesi aq sa u duhej per profesionin e tyre. Zgjidhja e ketij problemi shume te rendesishem do te ishte perzgjedhja e studenteve qe kane perfunduar shkollen e larte per arkeologji dhe shkollimi i metejshem i tyre ne shkollat evropiane te restaurimit.
Kohet e fundit po flitet per krijimin e nje Laboratori Kombetar te Restaurimit. Nga informacioni qe kam si dhe nga biseda qe kam pasur kete vere ne qytetin antik te Apolonise me Ministrin e Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve zotin Ferdinant Xhaferri projekti per ngritjen e ketij institucioni prane Institutit te Monumenteve te Kultures eshte gati dhe pritet vetem vendimi i KM per tu realizuar. Mendoj se duhet pasur kujdes ne perzgjedhjen e specialisteve pasi ky laborator duhet te kete ne berthamen e vet specialiste me nje pervoje shumevjecare ne fushen e restaurimeve. Ne stafin e restauratoreve duhen perfshire nje game e gjere specialistesh. Ka ikur koha e specialisteve politeknike qe i kryenin te gjitha llojet e restaurimeve si ato etnografike arkeologjike te veprave te artit etj. Duhen percaktuar specialistet qe do te merren me restaurimin e qeramikes qelqit metaleve gurit drurit etj. Laboratori ka nevoje per te gjithe specialistet si ata me kualifikim shkencor qe do te udheheqin punen shkencore te ketij institucioni por edhe te specialisteve te tjere qe kryejne punet teknike ne baze te specialitetit qe ata kane. Laboratori do ti perngjante nje spitali qe ka nevoje per te gjithe stafin mjekesor per mjeket ndihmes-mjeket infermieret laborantet anestezistet etj. Pa keta specialiste spitali do te mbetej vetem me mjeke me ose pa tituj shkencore qe sdo te mund ti mjekonin dhe sheronin dot kurre te semuret e tyre.
R e s t a u r a t o r