Kur shihnim vetem Pitkinin

Sir Norman Wisdom komediani britanik ka nderruar dje jete ne moshen 95-vjecare. Ndonese disa kritike nuk e pelqenin audienca e adhuronte ndersa pati shkelqimin ne vitet 50-60 ne Angli duke luajtur njeriun e vogel - te ngathte te shfrytezuar por gjithmone i dashur
Sir Norman Wisdom nderroi jete. Aktori legjendar i humorit anglez dhe per shqiptaret patjeter buzeqeshja do tu vije si nostalgji sepse vetem komedite e ketij artisti ishin lejuar nga Perendimi te shiheshin nen diktaturen e Enver Hoxhes.
Ndryshe Pitkini dje ne moshen 95-vjecare dha shpirt ne nje azil pleqsh.
Familja e tij tha se ai ka qene me shendet te dobet prej disa muajsh. I lindur ne nje familje te varfer Wisdom u be nje nga aktoret me te dashur te filmave komike ne Britani ne vitet 1950 dhe 1960. Roli qe ai luante me veshjen tradicionale me kapele beze dhe xhakete qe ishte shume e vogel per te u be shume i dashur per publikun. Ne mendjen e tifozeve kane mbetur rastet kur ai binte ne puseta bllokohej ne dyert qe silleshin apo kur rrezonte tabakate me pjata. Wisdom me pas u be nje portret i televizionit britanik. Ai luajti role dramatike dhe nuk i mungoi as skenes ne Broadway por as Hollivudit.
Ai ka vizituar dy here vendin tone ku eshte pritur si nje hero dhe eshte pershendetur nga shume fansa. Ne viziten e fundit gjate ndeshjes se Anglise ne stadiumin Qemal Stafa Pitkini eklipsoi edhe David Beckhamin pjese e skuadres ne ate kohe.
Pjese e karrieres se tij kane qene edhe albume me kenge mes te cilave nje kenge kushtuar Shqiperise me titull Big in Albania I madh ne Shqiperi.
Norman Wisdom u nderua me titullin Sir ne vitin 2000. Sic njofton Nick Higham korrespondenti i BBC-se per media Wisdom luajti njeriun e vogel - i ngathte i shfrytezuar por gjithmone i dashur qe kalon neper veshtiresi te ndryshme me nje kaskete lecke dhe rroba qe i binin te vogla.
Pasi pa kapacitetin e tij aktori Rex Harrison e keshilloi ate Do te jesh i cmendur nese nuk behesh aktor humori ne momentin qe largohesh nga ushtria.
Pasi mori keshillen e vlefshme ne dhjetor te vitit 1945 ai bindi menaxherin e Collins Music Hall ne Islington Veri i Londres ku aktroi per here te pare.
Disa kritike nuk e pelqenin por audienca e adhuronte ate. Dhe komedia e tij thuhet se kishte rrenjet ne pervojen personale. Kishte pasur nje femijeri te veshtire ne moshen 14 vjece perfundoi i pastrehe neper rruge. Strehen e pare te vertete e gjeti ne ushtri ku mesoi ti bente te tjeret te qeshnin dhe realizoi filmin e tij te pare Trouble in Store ne 1953. Filmi ishte sukses i madh.
Pjesa me e madhe e komedise se tij buronte nga roli i humbesit ne nje shoqeri te viteve pesedhjete e gjashtedhjete me ndarje te thelle te shtresave.
Wisdom realizoi rreth 40 filma kryesisht komedi britanike me buxhet te vogel. Por ai luajti edhe ne Broadway ne nje pershtatje si muzikal te vepres Hobsons Choice dhe ne nje muzikal te Hollivudit The Night They raided Minskys. Ai fitoi edhe cmime ne vitet tetedhjete per nje rol serioz si pacient i semure me kancer. Charlie Chaplin i referohej me epitetin Klouni i preferuar. Chaplin u shpreh Nese dikush do te me zevendesoje ai do te jete Norman Wisdom. Sir Norman besonte se celesi i suksesit te tij ishte te thjeshtesia. Ai shprehej Komedia ime eshte per femije te moshave nga 3 deri ne 93 vjec. Te gjithe kane nevoje per nje sens humori pak te krisur dhe feminor ne jete dhe nese nuk e kane kjo eshte shume e trishtueshme.