Rrefimi per nje komunist britanik

T-shirt im i RDGJ-se i regjisorit Ian Hawkins eshte nje hit informacionesh me nje numer te intervistuarish magjepses nga komunisti britanik i cili punoi per STAS-in me femijen e prinderve komuniste qe ka nostalgji per ditet e shkuara. Ky dokumentar prej 53 minutash produksion i Britanise se Madhe i vitit 2008 hap sonte mbremjen e dyte te Festivalit Nderkombetar per te Drejtat e Njeriut ne Shqiperi ne Akademine e Filmit Marubi. Ndersa jane tri produksione te tjera qe levizin kontinentet pasuese te dites se dyte te festivalit. Nusja bigamiste Pese bashkeshortet e mi 75 minuta produksion i Britanise se Madhe 2009 ne oren 1725 do te prezantoje regjisorin Brian Hill. Ky tregon historine e Emili Hornit e martuar pese here por pa e vrare asnjehere mendjen per tu divorcuar. Ajo ka punuar ne industrine e pornos dhe si shoqeruese e eshte denuar me burg per bigami. Por pas kryeartikujve te bujshem ka nje fantazi te erret semundjeje mendore varesie dhe mosperfilljeje.
Ne oren 1840 filmi Kavi 19 min nje produksion amerikano-indian me regji te Gregg Helvey shkon ne nje bote fatesh. Kavi eshte nje djale ne Indi i cili deshiron te luaje kriket dhe te shkoje ne shkolle por ne vend te kesaj ai eshte i detyruar te punoje ne nje furre tullash si nje skllav i diteve moderne. I pakenaqur me fatin e tij Kavi duhet ose te pranoje ate cka i thuhet gjithmone ose te luftoje per nje jete ndryshe edhe nese eshte i pasigurt per perfundimin e mbrame.
Mesime ruse 110 min nje bashkeproduksion rus-norvegjez i ketij viti i ka cuar dy regjisoret Olga Konskaya dhe Andrei Nekrasov ne nje hetim personal ne luften midis Rusise dhe Gjeorgjise me 2008.
Filmi i fundit i mbremjes se dyte eshte ai i ores 2050 Problemi 81 min me regji te Jordi Ferrer dhe Pablo Vidal. Nga Spanja tregohet Problemi i saharianeve qe jetojne nen nje kercenim te vazhdueshem. Maroku deshiron qe askush te mos marre vesh se cpo ndodh ne territoret e pushtuara te Saharase Perendimore. Ata as nuk mund ta zene me goje Saharane Perendimore apo te shqiptojne fjalen referendum. Kesaj gjendjeje i vihet emri thjesht Problemi. Ka shume pak vende ne bote ku eshte krejtesisht e ndaluar te besh fotografi apo te filmosh me nje video kamere te thjeshte. Te perpiqesh te veprosh ne kete menyre si nje gazetar i huaj ne Saharane Perendimore do te thote debim i menjehershem nga kjo ish-koloni spanjolle. Po qe se je saharian do te thote shtypje te ashper nga policia e Marokut. Qellimi eshte te mbahet ne heshtje deshmia e popullit saharian. Po bejme fjale per kolonine e fundit ne Afrike. Se fundmi ia dolem te shkonim ne kete vend qe Maroku nuk do qe te shihet nga bota dhe me te mberritur atje kaluam kater vjet duke perpiluar materialin dhe deshmite e ndaluara qe kishin mbetur te padokumentuara deri tani. Dokumentari qe ka rezultuar perfshin materiale nga gazetare dhe profesioniste te tjere qe jane perpjekur te percaktojne se cfare ka ndodhur dhe se cfare po ndodh ende ne Saharane Perendimore.