Koha e humbur e Shkupit
Letra, që presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, u dërgoi kryetarëve të shteteve të vendeve anëtare të NATO-s më 18 shkurt, ku u paraqet kërkesën që në samitin atlantik të Çikagos në muajin maj, NATO t’i dorëzojë ftesën e anëtarësimit Maqedonisë, duket si një përçapje diplomatike, e cila në vend që t’i japë një impuls dialogut dhe zgjidhjes së çështjes së emrit, më shumë e komplikon atë. Komplikimi shkon, si në drejtim të raporteve mes Shkupit dhe Athinës, ashtu dhe në drejtim të raporteve mes Shkupit dhe NATO-s. Presidenti i Maqedonisë e ofron si një propozim të ri të tij kërkesën, që NATO ta pranojë Shkupin me emrin FYROM, referenca me të cilën është pranuar në OKB në vitin 1993 dhe që përdoret në të gjitha konferencat dhe forumet ndërkombëtare. Mediat e Shkupit në datën 17 shkurt e cilësonin këtë propozim si pjesë të një plani të zgjidhjes hap pas hapi të çështjes së emrit, sipas të cilit Maqedonia do të marrë ftesën e anëtarësimit me akronimin FYROM dhe brenda vitit do të zgjidhet çështja e emrit, sepse Greqia mund të bllokojë ratifikimin e traktatit të pranimit në NATO. Në aspektin diplomatik, presidenti i Maqedonisë bën gabimin taktik, që anashkalon dy drejtime dhe forume kryesore. Së pari, anashkalon thelbin e çështjes, që është dialogu me Athinën për gjetjen e një zgjidhjeje reciprokisht të pranueshme për emrin. Shkupi kërkon ta verë Greqinë përpara faktit të kryer, ku çështja e anëtarësimit në NATO të shkëputet nga dialogu me Athinën dhe u drejtohet direkt gjithë kryetarëve të shteteve të vendeve anëtare të NATO-s. Madje presidenti Ivanov e parashtron në një formë presioni, kur u drejtohet vendeve anëtare, që Greqia të heqë dorë nga bllokimi i mëtejshëm i integrimit euroatlantik të Republikës së Maqedonisë. Nuk është e qartë përse Maqedonia nuk priti as datën 20 shkurt të vizitës së ndërmjetësit të OKB-së për çështjen e emrit, Metju Nimic, i cili do të shkonte për bisedime në Shkup, qoftë dhe për të parashtruar elemente apo propozime të reja të lëvizjes së rrotës së ngecur të bisedimeve për emrin. Nuk priti as derisa Metju Nimic të shkonte më 22 shkurt në Athinë, dhe të shikonte se çfarë elementesh të rij mund të dilnin, por ndërmori një përçapje, e cila paragjykon procesin dhe tenton ta anashkalojë atë. Po të kemi parasysh se ndërmjetësi amerikan i OKB-së ka një vit, që nuk kishte bërë vizitë as në Shkup dhe as në Athinë, krijohet përshtypja se Maqedonia nuk dukej shumë e interesuar për këtë vizitë. Shkupi nuk priti as sa të zhvillohej takimi dypalësh i nivelit të lartë, i propozuar më 15 shkurt nga kryeministri i Greqisë, Lukas Papademos, i cili e ftoi kryeministrin Nikolla Gruevski të takoheshin në Bruksel, në kuadër të samitit të BE, në fillim të muajit mars. Kërkesa e Shkupit, që të pranohet në NATO me referencën FYROM, përbën një përpjekje për të kapërcyer procesin e dialogut me Athinën dhe për të realizuar anëtarësimin në NATO dhe në BE, duke neglizhuar kushtet dhe qëndrimin e Greqisë. Në fakt, kjo kërkesë e Maqedonisë nuk është ndonjë gjë e re, sepse përpara presidentit, atë e kishte konsumuar në Bruksel në muajin janar vetë kryeministri Nikolla Gruevski. Për rastësi ose jo, edhe eksperti amerikan i çështjeve ballkanike, Daniel Server, në datën 12 shkurt sugjeronte në një blog të tij, që Shkupi duhet të shkojë në Athinë dhe të bindë Greqinë që ta lejojë të futet në NATO me akronimin FYROM. Pra sugjeronte që të trokitej në Athinë. Udhëheqja e Maqedonisë tani ua dërgon të gjitha shteteve anëtare dhe e bën publike këtë kërkesë, e cila në kanalet diplomatike duket se nuk ka pasur efektin e pritshëm për krerët e shtetit maqedonas. Vështirë është që letra e Gjorgje Ivanovit të ketë ngjallur ndonjë kënaqësi në Athinë apo të ketë nxitur mendimin se jemi para një hapi serioz për lëvizjen nga vendi të makinës së bisedimeve dypalëshe për çështjen e emrit. Që më 2 shkurt, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme greke, Gregori Delavekuras, i pyetur në konferencën e shtypit nga gazetarë maqedonas, se cili është qëndrimi për propozimin që Greqia ta pranojë Shkupin në NATO me emrin FYROM, e injoroi këtë propozim dhe deklaroi se pala e FYROM-it në mënyrë të vendosur ka rënduar situatën me sulme konstante ndaj Greqisë, me deklarata dhe veprime, që acarojnë klimën. Pavarësisht se përfaqësuesi i MPJ-së së Greqisë evitoi t’i përgjigjej direkt këtij elementi, theksimi nga ana e tij se gjatë 17 vjetëve e deri tani Shkupi “nuk ka lëvizur një inç” në qëndrimet e veta, tregon se brenda këtij klasifikimi futet edhe kërkesa, që Shkupi të pranohet në NATO me akronimin FYROM.
Letra e presidentit të Maqedonisë kapërcen edhe forumin, që është ndërmjetësuesi dhe arena e favorshme e zhvillimit të bisedimeve për zgjidhjen e konfliktit për çështjen e emrit, pra OKB-në. Është e njohur se Shkupi nuk ka qenë i kënaqur nga kuadri, roli dhe qëndrimi i OKB-së, dhe kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, jo shumë larg, por në muajin janar, bëri një deklaratë bombë, ku tha se bisedimet për emrin në kuadrin e OKB-së janë shpenzim i kotë kohe. Pakënaqësia e kryeministrit ndaj këtij kuadri ndërkombëtar mund të lexohet edhe si formë pakënaqësie ndaj SHBA, sepse ndërmjetësi ndërkombëtar është një personalitet i njohur i diplomacisë amerikane. Jo rastësisht edhe deklarata e mësipërme jodiplomatike e kryeministrit Gruevski u lëshua fill pas vizitës në Shkup, më 19 janar të zv/ndihmëssekretarit amerikan të shtetit, Filip Riker, i cili u bëri të qartë udhëheqësve maqedonas se zgjidhja e çështjes së emrit është kusht për pranimin në NATO dhe se “ne e kemi theksuar disa herë, që Maqedonia do të marrë ftesë për anëtarësim, sapo dy vendet të arrijnë një zgjidhje të pranueshme reciprokisht të çështjes së emrit”. Si motiv bazë të dërgimit të letrës për kryetarët e shtetit të vendeve anëtare të NATO-s, presidenti Ivanov paraqet vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë më 5 dhjetor 2011, lidhur me mosrespektimin nga pala greke në samitin atlantik të Bukureshtit të vitit 2008, të një neni të Marrëveshjes së Përkohshme mes Athinës dhe Shkupit të vitit 1995. Natyrisht, vendimi i GJND-së është i njohur për të gjitha vendet anëtare të NATO-s, por ai është një vendim, që i takon një çështje dhe marrëdhënie dypalëshe mes Athinës dhe Shkupit. Ajo nuk është dhe nuk mund të bëhet çështje shumëpalëshe dhe të implikohen edhe vendet e tjera të NATO-s, edhe vetë NATO, në këtë vendim gjykate. Aq më tepër, nuk mund të pritet që vendet anëtare të NATO-s t’i kundërvihen një shteti anëtar dhe të shkelin parimin e shenjtë atlantik të konsensusit, sepse u kërkon një shtet kandidat për një grindje dypalëshe. Zgjerimi i aleancës me anëtarë të rinj nuk është përfshirë në rendin e ditës të samitit të Çikagos. Ajo që bën përshtypje në letrën presidenciale të Maqedonisë është intonimi aspak diplomatik i saj, ku ai shpreh në një mënyrë disproporcionale pakënaqësinë ndaj Aleancës Atlantike, së cilës i kërkon “ftesën e vonuar” të anëtarësimit e madje shprehet se “ne kemi të drejtë, që në Çikago të riparohet padrejtësia e Bukureshtit”. Koha e zgjedhur për këtë hap të Shkupit e bën atë të duket si një përpjekje tipike ballkanike për të shfrytëzuar vështirësitë e fqinjit dhe për të nxjerrë përfitime nga ato. Burime nga Shkupi bëjnë të ditur, se diplomacia maqedonase niset nga dy elemente të zhvillimeve më të fundit në shtetin fqinj. E para është fakti se Greqia ka një qeveri transitore dhe teknike, e cila natyrisht nuk ka as kohë, as prioritet dhe as mandatin politik, të merret me çështje të mprehta të karakterit kombëtar si ajo e emrit, dhe e dyta, shfrytëzimi i dobësisë aktuale së shtetit grek, për shkak të situatës së vështirë financiare dhe krizës së borxheve, dhe një farë tensioni të krijuar në marrëdhëniet mes disa shteteve kryesore të BE dhe Greqisë për kushtet e huasë. Nga një analizë e detajuar, duket se përçapja e re diplomatike e presidentit të Maqedonisë nuk përputhet me parametrat e një vullneti të ri dhe të mirë për inkurajimin e një zgjidhjeje të çështjes së emrit. Ajo më shumë çon tek mendimi se në Shkup vazhdojnë të priren nga e njëjta intransigjencë e qeverisë Gruevski, që mes emrit dhe NATO-s, dhe mes emrit dhe BE-së, të zgjedhë emrin. Që do të thotë një prioritet i interesave elektorale dhe politike të brendshme, si dhe personale të kryeministrit Gruevski mbi interesat madhore të integrimit të vendit në NATO dhe në BE. Duhet thënë se qeverisja Gruevski është periudha e një intransigjence dhe madje e një acarimi më të madh të klimës dypalëshe, që nga koha e fillimit të bisedimeve për emrin e deri më sot. Duket se në Shkup ka qarqe të fuqishme, të lidhura me interesa jashtë Maqedonisë, të cilat në strategjinë e tyre kanë mbajtjen e Maqedonisë jashtë NATO-s. Heshtjen e emrit dhe të “patriotizmit antik maqedonas” ata e kanë gjetur si një alibi të politikës së mbajtjes të derës së mbyllur për në NATO. Mungesa e gatishmërisë për kompromis ka marrë forma folklorike. Gjatë kohës që unë kam qenë ambasador atje, Shkupi ndryshoi flamurin, himnin dhe kushtetutën, të cilat janë atribute shtetërore më sensitive se emri, dhe atje nuk ndodhi asnjë lloj tronditjeje sociale, politike apo nacionale. Dhe nuk mendoj se mund të ndodhë edhe me ndryshimin e emrit. Çështja është vetëm tek vullneti dhe strategjia e atyre, që kanë aktualisht timonin e shtetit në Shkup. Ata mendojnë se po blejnë kohë, por në të vërtetë kjo është koha e humbur e Shkupit për integrimin euroatlantik.