E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, grabiti menaxherin e supermarketit, arrestohet 38-vjecari

VLORË- Vihet në pranga pas rreth dy javësh autori i grabitjes ëe menaxherit të një supermarketi në qytetin e Vlorës. Policia e këtij qyteti bëri të ditur se ka vënë në pranga 38-vjecarin Shkëlqim Bërdellima, i cili është i dyshuari kryesor si autor i grabitjes së kryer mëngjesin e 6 shkurtit në lagjen ‘Pavarësia’ në qytetin bregdetar.

Bërdellima, nën kërcënimin e armës arriti që ti marrë menaxherit të supermarketit një shumë prej rreth 5 milion e 800 mijë lekësh, një veprim i kryer ky në një rrugë dytësore të zonës. Ngjarja alarmoi edhe banorët peë shkak se Bërdellima qarkullonte i lirë në brendësi të lagjes ‘Pavarësia’, i armatosur me një armë zjarri.
(el.me/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›