METE: Në pellgun ujëmbledhës të Voskopojës, HEC i ri
TIRANË- Ministria e Ekonomisë njofton se listës së ndërtimit të hidrocentraleve vendorë me konçension pritet t'i shtohet edhe një tjetër i ri në pellgun ujëmbledhës të Voskopojës.
Gara e hapur konkurruese për HEC-in e ri do të zhvillohet në 22 mars në mjediset e Ministrisë së Ekonomisë.
HEC-i "Nishan" parashikohet të ndërtohet në pellgun ujëmbledhës të Voskopojës që nga kuotat e formimit të rrjedhës ujore deri në kuotën e pritës së tunelit të devijimit të hidrocentralit "Lozhan-Grabovë".
Kompanitë garuese për marrjen me konçension të këtij hidrocentrali të ri, do të duhet të paraqesin bashkë me ofertat e tyre edhe sigurimin e saj në shumën 2% të vlerës së projektit.
(el.me/BalkanWeb)