E Diel, 1 Nëntor 2026

Vatikani Qyteterimi te mos i nenshtrohet mafias te ruaje vlerat e familjes

05-10-2010 / Gazeta 55

Ati i Shenjte gjate vizites ne Palermo deklaron se Mafia eshte rruge vdekjeje dhe se qytetaret duhet te nderojne gjykatesin e vrare nga mafia Xhovani Falkone dhe te ndjekin shembullin e tij

Kane kaluar 17 vjet nga thirrja historike e Gjon Palit II ne Agrixhento Mafioze kthehuni Nje here vjen gjyqi i Zotit Fjale qe ne vitin 1993 lane shenje te pashlyeshme ne Siciline e shokuar nga vrasja e gjykatesve Falkone dhe Borselino. Fjale qe dje pasdite u degjuan serish me force ne sheshin Politeama te Palermos kur Papa Benedikti XVI u beri thirrje te rinjve te mos tundohen nga mafia Sebashku do te jeni si nje pyll qe rritet ndoshta ne heshtje por i afte te jape fryte te sjelle jeten e te perterije thelle token tuaj Mos bini ne tundimin e mafies qe eshte rruge e vdekjes e papajtueshme me Ungjillin sic kane thene e thone shpesh Ipeshkvijte tuaj. Mese 200 mije vete erdhen dje nga e gjithe Sicilia ne Palermo per te ndjekur viziten 10 oreshe te Papes Racinger. Nje vizite gjate se ciles Papa permendi martiret e vrare nga mafia por jo vetem ata te cilet ua dha te rinjve si shembull jete ne shoqerine bashkekohore ate Pino Puljizi famullitari i Brankacios vrare nga mafia me 1993 por edhe gjykatesi Rozario Livatino per te cilin ka filluar ceshtja e lumnimit adoleshentja Kiara Badano vdekur nga tumori ne moshen 19 vjecare dhe e ngritur ne nderimet e elterit para nje jave per te perfunduar me gjykatesin Falkone. Ne fakt gjate rruges se kthimit ne Rome Papa deshi te ndalej jashte programit ne Kapaci per te vendosur nje tufe lulesh e per tu lutur ne vendin ku u hodh ne ere makina e gjykatesit dhe e rojeve te tij.
Papa ipeshkvijve te Brazilit Kisha nuk eshte ne gare me pervoja te tjera feje detyra e saj e vetme eshte te shpalle Ungjillin/Te rizbulohet pergjegjesia e thelle e cdo te pagezuari ne shpalljen e Ungjillit ne vend qe te kufizohemi vetem ne studimin e metodave te reja per ta bere sa me terheqes mesazhin e Krishtit. Kete u tha sot Benedikti XVI ipeshkvijve te Brazilit te cilet i priti ne Vatikan gjate vizites se tyre ad Limina. Nje veshtrim i mprehte mbi problematikat me aktuale te ungjillezimit ne zemer te Amazones ne nje territor prej 2 milion km katrore. Nese njerezit mund te shelbohen permes rrugeve te tjera fale meshires se Zotit u shpjegoi Papa ipeshkvijve nuk eshte e mundur te shelbohemi nese per shkak te neglizhences te frikes te turpit apo te ndjekjes se ideve te rreme u pengojme atyre shpalljen e Ungjillit Nganjehere ndodhemi para kesaj kundershtie imponimi i se vertetes edhe nese eshte e verteta e Ungjillit imponimi i rruges edhe nese eshte rruga e shpetimit nuk eshte tjeter vecse dhunim i lirise fetare. Me kenaqesi permend fjalet e drejta te Papes Pali VI lsquoDo te ishte sigurisht gabim ti imponohet dicka ndergjegjes se vellezerve tane. Por nese kesaj ndergjegjeje i propozohet e verteta e Ungjillit dhe shelbimi i Jezu Krishtit krejt qarte e duke respektuar lirine e zgjedhjeshellipkjo nuk eshte atentat kunder lirise fetare por eshte homazh qe i behet asaj.
Si behet ky ungjillezim qe nuk imponohet e cilet jane njerezit qe i pergjigjen kesaj sfide Papa duke folur per kete mision dha nje pergjigje te vlefshme per te gjitha ato vende ku duhet perhapur Fjala e Krishtit Sfidat e kontekstit aktual mund te sjellin nje vizion te reduktuar te konceptit te misionit. Ai nuk mund te kufizohet ne nje kerkim te thjeshte te teknikave e menyrave te reja per ta bere Kishen me terheqese ne gjendje te fitoje garen me grupe te tjera fetare apo me ideologjite relativiste. Kisha nuk funksionon per vetveten eshte ne sherbim te Jezu Krishtit ekziston per ta bere Lajmin e Mire te afert me te gjithe njerezit. Misionit perfundoi Benedikti XVI nuk i mungojne forma te jashtme per tu paraqitur. Duhet te kujtojme se ai ushqehet nga nje burim me i thelle qe eshte Eukaristia.
Takimi i Shen Egjidit ne Barcelone Te jetojme sebashku ne kohe krize. Familja e popujve familje e Zotit/Dita e dyte e takimit te organizuar nga shen Egjidi mbi Njerezit e fene qe sivjet behet ne Barcelone te Spanjes. Tema rreth se ciles po diskutojne pjesemarresit deri neser me 5 tetor eshte Te jetojme sebashku ne kohe krize. Familja e popujve familje e Zotit. Lindja e Mesme Afrika Evropa tre pikat themelore te ketij takimi paqeje qe filloi ne Asizi me Gjon Palin II ne vitin 1986 vene ne dukje se kultura e luftes mbrojtur me zjarr pas atentateve te 11 shtatorit 2001 nuk solli paqen edhe kur e pati kete qellim. Dialogu qe atehere dukej si i rrezikshem sot eshte mese i nevojshem per nje bote e cila perndryshe do te ishte me e keqe. Themeluesi i bashkesise se Shen Egjidit Andrea Rikardi verejti ne takim se eshte e nevojshme te rindertohet familja e qyteterimeve dhe e feve te ndryshme te ripohohet dinjiteti i ndryshimeve qe nuk duhet te dramatizohen kurre sepse pavaresisht se kjo mund tu sherbeje politikaneve per zgjedhjet mund te behet nje loje teper e rrezikshme. E ketu hyjne edhe qendrimi ndaj romeve e ndaj emigranteve ne Evrope integrimi i te cileve sipas Rikardit duhet bere me inteligjence e me guxim per te ndertuar nje bote qe te jete vertet familje e popujve.
Ne mesazhin e djeshem ne hapje te konferences Papa thekson pikerisht kete Ne nje kohe te veshtire krize e konfliktesh fete jane te thirrura te realizojne vokacionin e tyre te vecante ne sherbim te paqes e te bashkejeteses.
Marre nga Radio Vatikani

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›