Jepi Cezarit ate qe i takon Cezarit

Komunizmi ka deshtuar. Nuk i ka mbetur me asgje per tu ndjekur si shembull. Kjo ishte deklarata e sapo dale nga Fidel Kastro nje prej komunisteve te fundit ne bote i cili po mban ende gjalle se bashku me vellain nje regjim tashme te tejkaluar dhe te deshtuar sipas tij. Ky ishte nje knock down per te gjithe ideologjine e majte e cila mezi po mbahet ne kembe prej 20 vitesh. Qe me renien e Murit te Berlinit e gjithe ideologjia e majte eshte futur ne nje krize duke kulmuar me kete deklarate te Kastros. Lufta midis se majtes dhe te djathtes ka vazhduar ne shekuj te shekujve.
Duket sikur kohet moderne nuk kane bere gje tjeter vecse kane ricikluar kohet antike. Ne Greqine e lashte ishin demokratet dhe aristokratet. Ne Rome kundervenia shtresore ideore filloi me patricet dhe plebenjte. Jo vetem ne vendet e themelimit te demokracise por edhe ne vende si Palestina ne kohen e Jezusit ekzistonte kjo ndarje klasash qe shprehej ne farisei e saducei. Keto ndarje kane perfunduar ne shkembime dhe luftera klasore nga njera ane dhe ne perplasje idesh ne anen tjeter. Ne kohet moderne sapo kaluam nje lufte te ftohte midis kampesh kundershtare qe shpesh tentoi te kthehet edhe e nxehte. A ekzistojne ende perplasje te nxehta idesh rreth te majtes dhe te djathtes per superioritetin e njeres apo tjetres pale Kjo deklarate e Kastros a nxjerr tashme nje fitues dhe humbes A rrezikon sot e majta dhe e djathta qe te jene mbajtese bosh ne menyre qe gjithkush mund ti veshe A ekziston sot nje ndarje e qarte midis njeres dhe tjetres
Shume figura te shquara dhe burra shteti qe kane luajtur rol te rendesishem ne historine boterore kane qene figura mjaft ambige. Meqenese permendem antikitetin Jul Cezari cfare ishte i majte apo i djathte Vertet vinte nga e majta e tribunes se plebenjve por ishte familje aristokratike dhe e gjithe karriera e tij politike u luajt thelle-thelle mbi kete ambiguitet. Ne dukje luftonte per interesat e popullit ne realitet kultivonte ambicion per te instaluar institutin monarkik dhe nuk besohet qe kjo te jete nje ide e te majteve pasi paraqet negacionin e asaj cka kane besuar vertete demokratet. Historia riciklohet dhe perseri pas shekujsh perballemi me figura qe jo vetem jane ambige ne krahe politike dhe ideologjike por edhe ne ate cka shfaqin dhe cfare jane ne realitet cfare thone dhe cfare bejne. Per nje paralelizem kreu opozitar Rama eshte nje i majte i cili para disa vitesh paraqitej ne krahun e djathte me nje program politik fashist. Perpara nderkombetareve deklaron se do te kthehet ne parlament dhe nuk shkon ne parlament per 8 muaj. Sapo kthehet ne parlament deklarohet me aleatet per protesta te ricikluara ne tetor. Kjo i sjell nje ambiguitet politik ideologjik si ne deklarime dhe ne veprime taktike. Ky njeri i paqarte ndodhet ne nje force politike me ide dhe pozicione te paqarta. Ky njeri krijon ambiguitet ne ambientin politik shqiptar. Kjo i jep shanse te zeruara kur behet fjale per mbijetese te gjate si figure politike.
Bej perseri nje paralelizem me Jul Cezarin pasi cuditerisht po te lexosh per figuren e tij do te gjesh nje ngjashmeri te habitshme me aktualitetin shqiptar. Cezari konsiderohet nga politologet nje populist nje demagog nje oportunist qe perfitonte nga situata e pergjithshme per ta kthyer ne avantazh te tij. Edhe Rama nuk po ben gje tjeter vecse levizje populiste protesta jashte institucioneve demokratike. Ai eshte thjesht nje demagog pasi nuk ka bere asgje tjeter vecse fjale te bukura e tentativa pafund per te paralizuar parlamentin. Ne ndryshim nga Jul Cezari nuk perfiton nga situata por e shkakton situaten per ta shnderruar ne avantazh te tij. Ne fakt Rama ende nuk e ka kuptuar qe te gjitha levizjet populiste te konsideruara ne avantazh te tij i jane kthyer ne dizavantazh duke i krijuar imazhin e nje figure jo te besueshme politike qe po lufton per imazhin e tij politik. Kjo eshte tipike me ate cka po ndodh me te majtat ne vendet e Evropes e gjetke si edhe me ate shqiptare te cilat ndodhen ne vakum dhe kriza ideologjie ku figurat politike shprehin thjesht ambicione individuale dhe permbushje interesash.
Jul Cezari mbase ne kohen e ekspansionit romak besonte vertet ne faktin qe nje perandori nuk udhehiqet dot me institucione te paralizuara me nje senat te krijuar vetem nga perfaqesues te familjeve patrice. Sot Rama ne kohet moderne le parlamentin shqiptar me nje force politike. Jul Cezari besonte se i duhej Romes nje sovran i forte dhe stabel per tu dhene fund grindjeve politike dhe lufterave te bandave. Me sa duket shmangia e institucioneve dhe zevendesimi i saj me nje figure unike dhe te plotfuqishme eshte pjese e mentalitet te majte dha i ka rrenjet qe ne antikitet duke vazhduar me tej. Sot ndodhemi perpara te njejtave fakte dhe te njejtave metodika. Gjejme me antikitetin nje miks analogjie dhe diferencash vazhdimesie dhe thyerjesh. Sot per analogji kemi ne Shqiperi nje figure qendrore opozitare jashte institucioneve por me nje diference qe e ka te pamundur te shnderrohet ne sovran si Cezari. Sot kuptojme qe veprimet e kreut te majte Rama nuk jane veprime te vecuara por mentalitete te rrenjosura thelle neper shekuj. Cezari atehere konsiderohej njeriu i fatit per Romen. Sot konsiderohet i lerosur zgjyre megjithese sipas tij e bente per te mire te Romes dhe romakeve. Partia e Cezarit ishte e majte dhe ai ishte ne menyre te padiskutueshme lideri i saj. Beri pafundesisht per plebenjte romane qe te ndihen mire duke ua marre tokat armiqve per tua ndare plebenjve por a mund te konsiderohet e majte aq me teper sot ne epoken e globalizmit nje politike qe avantazhon te varfrit e shtepise tende ne kurriz te te varferve ne nje cep tjeter te botes Keto analogjizma konsiderohen shume te rendesishme. Nuk mundet sot te tregojme se cfare eshte e majta dhe e djathta pa treguar dhe pa bere nje permbledhje te historise se ideve dhe te njerezve qe i kane mbeshtetur dhe sqaruar duke i dhene nje hapesire te gjere historise dhe filozofise politike.
Ne terma marksiste politika dhe kultura jane superstruktura ne funksion te ekonomise. Automatikisht sipas saj edhe ndarjet politike te shtresave apo te ideve gjejne korrespondence ne klasat politike perkatese. Por ai qe nuk eshte marksist e kundershton kete vizion semplist te botes. Pervec luftes se klasave historia e vertete eshte shume me e komplikuar pasi ne loje nderhyjne ambicione individuale dhe interesa qe sjellin shkembime mjaft komplekse. Ishte pikerisht ideologjia e majte qe nxiti edhe me shume keto ambicione individuale. Ideologjia e majte ndryshe nga e djathta u ngrit si nje piramide ku ne krye te saj u vendos figura e liderit. Nje lider i perjetshem mundesisht deri ne vdekje. Deshtimi i kesaj ideologjie i pohuar tashme edhe nga Kastro sigurisht ka reflektuar ne te gjithe strukturen e tipit piramide duke prekur edhe majen e saj pra liderin. Po sot si eshte figura e nje lideri te majte Italia e cila ka qene nje nga vendet me nje te majte vertete shume te fuqishme pas luftes se dyte boterore sot ka reflektuar nje paqendrueshmeri si ideologji e majte si ne lider ne emertim deri edhe ne logot. Ne Shqiperi keto ndryshime figurash dhe hedhje idesh jane konsideruar si nje fryme demokracie qe ekziston brenda partise socialiste. Por ajo mundet te pasqyroje edhe krejt te kunderten. Mundet te jete shprehje e krizes se asaj ideologjie dhe vaktesise se ideve te paraqitura ne publik. Mund te kete tentativa qe keto kriza identiteti ideologjik dhe politik te paraqiten ne publik si nje rinovim apo inovacion. Ndryshimet e shpeshta jo gjithmone vijne si rrjedhoje e nje demokracie te brendshme por mundet te jene thjesht nje tentative per te fshehur te publiku destabilitetin dhe krizen e saj. Ky manifestim demokracie mundet te shnderrohet ne nje spektakel te deshtuar pasi ndodhen perballe nje publiku dyshues skeptik qe provoi nje ideologji me pasoja shkaterruese. Deklarata e fundit e Kastros e vertetoi katerciperisht kete. Publiku ke do te kryqezoje Ideologjine Perhapesin e saj Implementuesin e saj Drejtuesin e saj Kesaj i frikesohet me sa duket lideri aktual i opozites nje kryqezimi te mundshem te tij. I frikesohet pikerisht nje rinovimi drejtimi drejtuesi pasi rinovim ideologjie nuk po duket te kete. Kete kaos ndjen kreu i majte. Kjo e ben figuren e Rames shume te brishte perballe edhe elektoratit te tij te cilet perseri do te ndodhen ne nje dileme se ke duhet te zgjedhin. Prandaj mbase ecen kuturu si ideologjia e majte qe eshte shnderruar ne balone tauke se ciles nuk i dihet drejtimi as qellimi duke u shnderruar ne nje politike ekstremiste me ecejake pafund ne tempullin e ligjeve.
Komunizmi rezultoi ekstremi i te majtes dhe mbase prandaj kemi edhe deklaraten e Kastros per nje deshtim te saj. Por megjithate filozofi politik Guido Marenco mendon se kategoria ekstremizem dhe moderacion nuk ka fare te beje me konceptet e djathte e majte. Ai pretendon se nuk eshte e thene qe per te fituar duhet te jesh i moderuar dhe ekstremizmi sjell detyrimisht humbje. Shembujt historike jo vetem qe nuk e ekskludojne por edhe e konfirmojne kete. Diktatoret ekstremiteti i dhunes frikes terrorit qe kane ardhur ne pushtet me vote popullore jane te pafund. Dhe historia qe nga antikiteti e ne vazhdimesi e ka treguar qe keta diktatore te cilet kane prodhuar diktature kane ardhur nga e majta duke shfrytezuar nje ideal popullor per ta shfrytezuar me pas per interesa personale. Opsioni i zgjedhjes midis ekstremizmit dhe moderacionit eshte i tipit etik moral. Nje popull i mencur me kulture dhe tradite demokratike zgjedh moderatorin. Nje popull i mencur dhe i moderuar preferon te limitoje demet numrin e te vdekurve dhe te plagosurve edhe ne kampin kundershtar. Nje popull vertet i mencur nuk deshiron kacafytje perleshje. Ai preferon nje konfrontim miqesor megjithese kjo mund te prodhoje hipokrizi mashtrim apo iluzion. Popujt e mencur dhe te moderuar megjithese mund te kene rene pre e diktatoreve ne nje periudhe te caktuar te historise dine te bejne zgjedhjen e duhur moderatorin ne momentin e duhur per te prodhuar demokraci. Rama gjithmone e ka treguar qe eshte ekstremist. Ai sot shperfill parlamentin sovran i plurimendimit ku do apo nuk do me ligj apo me karton moderohen edhe idete me ekstremiste. Kjo nuk do te thote qe ai ne momente te caktuara te mos kete edhe pasuesit e tij por a do te jete ai me kete ekstremitet veprimi dhe mendimi zgjedhja etiko-morale e shqiptareve