E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koha per Athinen po mbaron - ECOFIN diskuton per Greqine dhe paktin fiskal

Greqia eshte e zhytur aq thelle ne borxhe sa kercenohet nga falimentimi. Per ti ardhur ne ndihme asaj do ti falen nje pjese e borxheve. Edhe bankat pra kreditoret private jane te gatshme te heqin dore nga nje pjese e detyrimeve qe ka Greqia ndaj tyre. Por diskutimi per masen e faljes se borxhit grek eshte i nxehte. Sa me shume rritet barra mbi supet e sektorit privat aq me e vogel eshte ajo qe peshon mbi taksapaguesit e vendeve qe i vijne ne ndihme Greqise. Vete Greqia kerkon natyrisht te lehtesohet nga sa me shume borxhe. Ministri grek i Financave Evangelos Venizelos u shpreh optimist ne Bruksel per arritjen se shpejti te nje marreveshjeje Ne kemi marre driten e gjelber nga grupi i euros per te arritur nje marreveshje me sektorin privat ditet e ardhshme.

Polemika per normen e interesit

Por ky optimizem nuk mbeshtetet mbi baza te forta grupi i euros i ashpersoi kerkesat e tij te henen 23.01.12. Konkretisht behet fjale per normen e interesit me te cilen do te emetohen obligacionet e reja shteterore greke pas faljes se nje pjese te borxheve. Shoqata e bankave kerkon nje norme interesi prej te pakten 4 per qind per obligacionet e reja nderkohe qe disa vende te rendesishme te BE-se dhe FMN jane te gatshem per jo me shume se 35 per qind. Me shume nuk jepet tha perfaqesuesi i shoqates se bankave. Por ministri gjerman i Financave Wolfgang Schuble nuk pranoi te jepte shifra ne Bruksel Kete e gjeni ne cdo pazar pra oferten e fundit. Nuk duhet te lejojme te influencohemi shume.

Asnje ndihme pa garanci me shkrimBildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ministrja austriake e Financave Maria Fekter

Por nuk behet fjale vetem per reduktimin e borxhit grek. Ne kembim te ndihmes se tyre vendet e euros kane kerkuar qe ne fillim masa te forta kursimesh dhe reforma strukturore nga Athina. Ketu puna calon shume mendon ministri suedez Anders Borg vendi i te cilit nuk eshte megjithate pjese e unionit monetar Ata kane pasur kaq shume shanse dhe ne kemi pare shume pak zbatim deri tani. Ne Greqi duhet te ndryshoje dicka thelbesore ne zbatim.

Austriakja Maria Fekter tha fare qarte se nese Greqia nuk tregon gatishmeri per bashkepunim nuk do te kete ndihma te tjera Ne do te mund te marrim nje vendim pozitiv vetem nese partite qeverisese dhe partite e tjera merren vesh per kete program dhe kjo duhet te jete me shkrim. ... Ne Greqi jane marre shume vendime por shpenzimet nuk jane ulur vertet dhe ne nuk jemi te kenaqur. Vetem kur te kemi marreveshjen me shkrim do te kete ndihma te tjera.

Sfondi i kerkeses per nje premtim me shkrim nga Greqia eshte koha e perkohshme ne post e kryeministrit pa parti Lukas Papademos. BE kerkon te sigurohet se pas zgjedhjeve te reja ne Greqi te cilat do te zhvillohen ndoshta brenda ketij viti qeveria e re do te njohe marreveshjet e tanishme.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Optimizem me baze - Ministri gjerman i Financave Schuble mendon se Eurozona po rifiton besimin e tregjeveOptimisti i vetmuar

Tema e Greqise ka mbuluar pak punen per te ashtuquajturin pakt fiskal. Te gjitha vendet e BE-se me perjashtim te Britanise se Madhe rane dakord ne samitin e fundit ne dhjetor qe permes nje marreveshje ti nenshtrohen nje disipline me te forte buxhetore te lejojne edhe kontrollin e politikes se tyre fiskale dhe te permiresojne aftesite e tyre konkurruese.

Pas takimit ministri gjerman i Financave Schuble tha se pakti ka te ngjare te miratohet me shpejt nga sa pritej ne dhjetor. Schuble nuk sheh megjithate asnje arsye per te dyshuar ne te ardhmen e euros Nese shohim se cfare ka ndodhur muajt e fundit atehere kunder skepticizmit vepron zbatimi hap pas hapi i vendimeve. Pra kur pjesa tjeter e botes dhe vete ne shohim se vihen vertet ne jete ato per te cilat eshte rene dakord ... atehere rikthehet me shume besimi.

Schuble refuzoi edhe diskutimet per rritjen e metejshme te fondit te perhershem te shpetimit ESM. Shefja e FMN-se Christine Lagarde dhe kryeministri italian Mario Monti e paten kerkuar perseri kete se fundi dhe ata nuk jane te vetmit. Informacionet per shtimin e fondit nuk bazohen ne realitet tha Schuble. Ministri gjerman i Financave shtoi se vendi i tij eshte megjithate i gatshem ti derdhe parate ne fond me shpejt nga sa ishte planifikuar. Derdhja ne fond e parave eshte per Schublen nje mase per krjimin e besimit ne tregjet financiare. Por me kete propozim Schuble synon te shmange edhe kerkesa te reja ndaj Gjermanise per te bere me shume ne kapercimin e krizes. Pasi kjo nuk do te jete hera e fundit qe Gjermania perballet me te tilla kerkesa.

Autor Christoph Hasselbach / E. Xhani

Redaktoi E. Ajazaj

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›