Franca duhet tia dale mbane pa Turqine - Aleatet e NATO-s ne krize te thelle

Ne fundjaven e kaluar 22.1. grupe turke te interesit me afishe qe mbushnin nje faqe te tere te gazetave franceze ishin perpjekur te pengonin ne momentin e fundit qe ligji per gjenocidin te kaloje ne senatin francez. Por me kot sepse senati e miratoi ate dhe tani asgje nuk e pengon dot me ligjin qe e ve juridikisht ne nje nivel mohimin e gjenocidit ndaj armeneve juridikisht ne nje nivel me mohimin e holokaustit. Te dyja do te denohen pas hyrjes ne fuqi te ligjit me deri nje vit burg dhe me nje gjobe prej 45.000 eurosh.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Pamje nga nje mbledhje e parlamentit francezNe Turqi kjo ka shkaktuar zemerate te madhe sepse ketu gjenocidi ndaj armeneve eshte ende i diskutueshem. Ne shenje proteste Turqia do te ngrije te gjitha marredheniet me Francen. Kete e vertetoi te marten ne mengjes 24.1. zedhenesi i ambasades turke ne Paris Engin Solakoglu
Fjala eshte per marredheniet dypaleshe. Ne nivel diplomatik politik ekonomik ushtarak dhe kulturor. Franca qe tani ne te gjitha keto nivele duhet tia dale pa Turqine.
Kjo do ti dhembe ne rradhe te pare ekonomise franceze. Sepse 400 sipermarrje te medha nga Franca jane aktive ne Turqi Franca eshte investuejsa e dyte per nga rendesia ne Bosfor. Keshtu blerja e centraleve berthamore te Areves vihet gjithashtu ne diskutim si dhe porosite e Airbus-it. Dhe persa i perket krizes se Iranit Turqia eshte nje partner i rendesishem politik. Ministri i Jashtem i Frances Alain Jupp mundohet te ule gjakrat
Deshiroj tu bej thirrje te gjithe miqve tane turq qe te qendrojne te qete. Turqia eshte nje vend i madh me fuqi te madhe ekonomike dhe politike dhe ne kemi nevoje per marredhenie te mira me njeri-tjetrin. Ne duhet te presim tani reagimin. Une i zgjas doren gjithsesi Turqise.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Presidenti francez Nicolas SarkozyPresidenti i Frances Nicolas Sarkozy eshte ne kete pike me pak i ndjeshem. Ai e kishte iniciuar kete para disa javesh duke e mbeshtetur qarte ligjin per gjenocidin francez me keto fjale
Gjenocidi ndaj armeneve eshte nje fakt historik. Turqia eshte nje vend i madh qe duhet ta rishikonte historine e saj.
Por Turqia dhe kritike brenda partise akuzojne presidentin francez se eshte shprehur keshtu per arsye taktike elektorale. Sepse per me pak se njeqind dite ne France zgjidhet presidenti i ri dhe votat e 500.000 francezeve me origjine armene mund te jene shume te rendesishme. Shume prej ketyre familjeve kane ikur ne France pas gjenocidit atyre u vjen nga zemra pershendetja per ligjin kunder gjenocidit.
Autor Daniela Kahls/Angjelina Verbica
Redaktoi Esat Ahmeti