Koha për të hequr dorë nga fantazma e Bin Ladenit
Autori i Lajmit: AP
Këtë javë, Administrata e Obamës e ka bërë një pranim të pazakontë: nuk ka ide se ku gjendet Osama Bin Laden. Sekretari i Mbrojtjes, Robert Gejts, ka thënë se me vite nuk ka pasur informata të mira rreth Bin Ladenit. Këshilltari i Sigurisë Nacionale, Xhejms Xhons, ka thënë se supozimi më i mirë është se Bin Ladeni mund të lëvizë andej-këndej Pakistanit dhe Afganistanit, një zonë e ashpër malore, e cila nuk është qeverisur kurrë. Kam biseduar me një ish-koleg të CIA-s, i cili ka qenë në gjueti të Bin Ladenit që nga 11 shtatori i vitit 2001. “Natyrisht, ai është i vdekur”, ka thënë ai. “Nuk është çudi që nuk ka informata rreth tij”, ka shtuar ai. Por, çfarë rreth video-incizimeve dhe audiokasetave? Ai ka thënë se ato shumë lehtë kanë mundur të rregullohen në mënyrë digjitale nga kasetat e vjetra dhe audio-incizimet. Ai shumë shpejt e ka pranuar se CIA nuk ka dëshmi se Bin Laden ka vdekur. Është vetëm një xhungë dhe vite të përvojës në ndjekjen e terroristëve të arratisur. Teoria se Bin Ladeni është i vdekur, nuk shitet aq shumë në Uashington, sepse kthehet në fushë të konspiracionit. Dhe njerëzit që besojnë se janë të frikësuar se në momentin që e japin pikëpamjen e tyre, Bin Ladeni do të riparaqitet. Sido që të jetë, është mundësi reale që Bin Ladeni të jetë vrarë në Bora Bora në fund të vitit 2001 dhe se tani është varrosur në qindra tonelata gurë, për tu mos u gjetur kurrë. Ose ai ka vdekur për shkak të shëndetit të dobët gjatë viteve të intervenimit. Por le ta pranojmë për hatër të argumentit se Bin Ladeni është i gjallë dhe shëndosh e mirë. Më shumë se e dukshme – ai është duke jetuar në një pjesë i papërmbajtshme të botës – ajo që është e njohur është se Bin Ladeni mban një standard jashtëzakonisht të vështirë të sigurisë. Është përtej çdo gjëje që e kemi parë ndonjëherë. Ai kurrë nuk ka qenë në një celular apo telefon satelitor. Ai nuk e përdor internetin. Dhe nuk ka dyshim se njerëzit rreth tij u përmbahen të njëjtave standarde të rrepta. Në mungesë të shërbimit të fshehtë, kjo është e gjitha që ne mund të themi. Dhe nga kjo logjikë, Bin Ladeni nuk mund, në fakt, të jetojnë në malet përgjatë kufirit pakistano-afganistan. E tërë ajo që ne e dimë, është se ai mund të jetë lehtë në krahinë Baluçistan të Pakistanit, një tjetër pjesë e Pakistanit jashtë mbikëqyrjes së qeverisë së Pakistanit dhe forcave të NATO-s. Ose ai mund të jetë në Somali, ose, kushedi, në një ishull të largët të Indonezisë. Sinqeriteti i administratës është freskuese, por ajo sugjeron se ne duhet vërtet të fillojmë të marrim parasysh mundësinë që Bin Ladeni nuk do të gjendet. Dërgimi i 30.000 trupave të tjerë amerikanë në Afganistan, nuk do të na vërë ne më pranë gjetjes së Bin Ladenit. (AP)
Ky lajm është publikuar: 14/12/2009