E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, plagoset shefi krimeve

Autori i Lajmit: Redaksia
Plagoset në operacion për të arrestuar një të kërkuar shefi i krimeve. Burime nga policia bënë të ditur se nga Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.4 Tiranë u krye arrestimi i Shkëlzen Përparim Muçollari, 20 vjeç, lindur ne Tropojë dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë, për vjedhje dhe trafikim të lëndëve narkotike. Arrestimi i tij u krye sepse ishte person i shpallur në kërkim për vjedhje, në bashkëpunim më shumë se një herë. Ditën e enjte, më datë 10.12.2009, rreth orës 23:00, një grup agjentësh të sektorit kundër krimit të drogës, me në krye shefin e tyre Ervin Dalipaj, kanë shkuar në banesën e Muçollarit, por ai ka kundërshtuar me dhunë shoqërimin. Në këtë moment, pas një përplasjeje, shefi i krimeve Dalipaj është rrezuar, duke thyer njërin krah. Policia njofton se pas ndalimit u kryen veprimet procedurale dhe materialet do ti kalojnë prokurorisë, për veprën penale të “vjedhjes” e kryer në bashkëpunim dhe “kundërshtimit të punonjësit të policisë”, parashikuar nga nenet 134/3 dhe 236/2 të Kodit Penal. Sipas të njëjtave burime mësohet se 20-vjeçari ndodhet i izoluar në qeli dhe pritet që gjykata të vendosë masën e arrestit në ngarkim të tij për dy veprat penale.

Ky lajm është publikuar: 14/12/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›