Nard Koka: 7 orët e darkës Rama-Meta në Gjirin e Lalzit
TIRANE - “Negociatori” i Gjirit të Lalzit, Nard Koka rrëfen në një intervistë për Gazeta Shqiptare 7 orët e takimit të mesmajit 2012, mes Ramës dhe Metës. Vëllai i deputetit të LSI-së, tregon si është njohur me Fatos Nanon dhe Ilir Metën. Babai ishte komunist, nëna vinte nga familje e persekutuar.
"Urdhëro, mirë se na erdhe. Nardi do të vij pas pak, eja ulu”, na thotë Miranda, bashkëshortja e Leonard Kokës, njeriut më të përfolur kohët e fundit, shkesit të takimit Rama-Meta, në gjirin e Lalzit. Ata jetojnë të pestë, në katin e 7 të një pallati te Vollga. Shtëpia është rregulluar me shumë shije, ka dy ambiente ndenjeje, një kënd ngrënie, kuzhinën nga e cila përhapet aroma e mirë e gatimit dhe, dhomat e gjumit. Bashkë me të ëmën te dera janë edhe dy djemtë e tyre, Renaldi 22 vjeçar dhe Haki 17 vjeç. Janë djem të rritur për së mbari e këtë e kuptojmë gjatë bisedës së gjatë me prindërit e tyre. Dëgjojnë dhe nuk ndërhyjnë pa i pyetur në bisedat e më të mëdhenjëve. Nga dhoma del nona Lumja, kështu e thërrasin nipërit, ndërsa djemtë i thonë moma. Edhe pse është vajzë nga Çorushi, ka marrë më shumë tiparet e grave nga Shqipëria e Mesme. “Miranda nxirri gocës një gotë me lëng kumbulle. E kam bërë vet t’keqen nona, është e mirë”, na thotë ndërsa merr si dhuratë përqafimin nga nipërit, të cilët kanë vetëm 3 orë që nuk e kanë parë. Është vakt dreke dhe nona Lumja e Miranda më ftojnë të haj me ta. “Pastiço e pulë të pjekur kemi bërë. Hajde hajmë bashkë se edhe ju jeni lodhur”, na lusin për disa minuta radhazi gratë e familjes Koka. Leonardi vjen pas pak e pasi puth të ëmën, rrok djemtë e Mirandën përqafe, ulet të bisedojë me ne.
Emri juaj u përfol si shkesi i Ramës me Metën për takimin e Gjirit të Lalzit. Shumë shpejt u harrua takimi mes tyre dhe u morën me ty?
Disa ish miq të mi gazetarë më përmendën për takimin dhe u morën gjatë me mua…
Në fakt ishit pjesë e takimit?
Po realisht kam qenë aty 7 orë dhe s’kam lëviz në asnjë moment. Dhe Edi Rama dhe, Ilir Meta donin të isha unë në atë takim, por këto që më përmendën emrin i kuptoj pse e bënë.
Pse e bënë?
Ato s’kishin gjë me mua si Nard, por e bënë sepse donin të ishin ata të zgjedhurit, të ishin ata në vendin tim.
Po pse ishe ti i përzgjedhuri, pse më i besuari nga palët?
Mendoj se unë jam i drejtpërdrejtë dhe i vërtetë. Unë s’di ti transformoj, nuk i deformoj si fjalët e Edit për Ilirin dhe anasjelltas. Atyre i kishte ardhur dita me u taku me njëri-tjetrin se kanë qenë miq të vjetër dhe qëllova unë prezent, nuk ishte aq për tu fryrë, takimi, takimi.
Për çfarë diskutuan Rama-Meta?
S’më takon mua të flas për takimin e tyre edhe pse isha prezent. Ata kanë treguar pjesë të bisedës që bënë në emisione televizive.
Po kishte ngjala në fakt atë darkë?
Jo, jo nuk kishte ngjala, ngjala ka në Shëngjin (qesh).
(intervisten ekskluzive mund ta lexoni sot ne Gazeta Shqiptare)
(er.nu/GSH/BalkanWeb)