Koha po kërkon zgjidhje
Shqipëria duket se po shkon me shpejtësi marramendëse drejt një pike kritike, e cila do të detyrojë zgjidhje të sforcuara politike. Zakonisht në këto raste, pra në raste të "emergjencës" së situatave socio-politiko-ekonomike, zgjidhjet më të pranueshme janë koalicionet me bazë të gjerë. Sigurisht që këto koalicione, nuk mund të jenë për një kohë të gjatë, sepse interesat janë shpesh të kundërta dhe madje dhe "armiqësore", por për periudha krize, me përmasa të përcaktuara në madhësinë dhe thellësinë e saj (krizës), mund të jenë të vetmet zgjidhje. Koalicione të tilla janë të njohura në botë, prej vitesh. Zakonisht këto koalicione janë zgjidhjet më të pranueshme politike, kur zgjidhje të tjera jopolitike mund të vihen në rendin e ditës, fare rastësisht. Këto koalicione me bazë të gjerë në politikë janë mjeti efikas për kapërcimin e emergjencës dhe përgatitjen e vendit për një rrugë të re zhvillimi. A janë kushtet për të kërkuar një koalicion me bazë të gjerë në vendin tonë? Çështja mund të kërkojë debat, por simptomat janë më se të dukshme që situatat po precipitojnë me shpejtësi dhe politika duhet të bëjë kujdesin e vet që të mos gjendet përballë zgjidhjeve jashtë saj. Por le t‘i referohemi situatës reale. A ka krizë realisht në vend?
Shoqëria shqiptare është në krizë shumëplanëshe. Horizontalisht ajo ka shtrirë tentakulat e saj në çdo sektor të jetës. Të fillojmë me ekonominë, e cila, është në fund të fundit, baza e gjithë ndërtesës sociale. Kriza ekonomike nuk mund të fshihet më dhe deklaratat e qeverisë për rritje ekonomike duket se përballë realitetit të shifrave dhe atij konkret, nuk gënjejnë më as mendjen më të lodhur. Portofoli familjar e tregon më së miri krizën. Duket se pasuria, ajo çka duhet të ndajë politika mes njerëzve, jo vetëm është zvogëluar mjaftueshëm për konflikt, por dhe varfëria po troket tani dhe te dyert e shtresës së mesme të popullsisë. Mbi të gjitha konflikti për pronën, tashmë ka marrë përmasa kaq të mëdha, sa të krijohet përshtypja e një rrëmuje të pazgjidhshme. Ndërkohë qeveria po nxiton, me po këtë shpejtësi, të ligjërojë të gjitha "grabitjet" që iu ka bërë apo po iu bën pronave në vend.
Kjo situatë, ka bërë që, "borxhlinjtë" ("biznesmenët bosa"), të cilët kanë marrë kredi të pafundme nga banka dhe në mënyrë të dyshimtë kanë hedhur bazat e bizneseve të tyre, të "ruhen" nga shteti. Këta "bosë" të ekonomisë mund të shkaktojnë krizën më të madhe të ndodhur ndonjëherë në sektorin bankar... dhe qeveria e di këtë. Nëse një ditë do të na duhet të zbatojmë ligjet e një shteti ligjor, si detyrën numër një për të hyrë ne Europë, këta "bosë" do të duhet të lajnë më së pari borxhet. Por a do të kenë vallë mundësi???
Ndërkohë, qeveria flet për rritje pagash e pensionesh, duke ofenduar inteligjencën e njerëzve që së paku dinë të bëjnë llogari me pagat që marrin. Kriza merr kështu plotësisht formën e një krize që ka dalë jo vetëm jashtë kontrollit demagogjik, por edhe jashtë mundësive të zgjidhjes.
Në rrafshin politik, tashmë kriza ka kapur majën. Një Parlament, që për muaj me radhë funksionon i çalë, është treguesi më i pastër i krizës politike. As në këtë pikë nuk ka gjasa të ketë zgjidhje.
Shqipëria mund të konsiderohet "shembull" i fqinjësisë së mirë dhe nxënës i mirë në rajon, por kjo vetëm në dukje mbulon realitetin. Politika shqiptare po dëshmon shembullin më keq të një përulësie, deri në perversitet, kur nuk hap "gojën" për Kosovën, kur "hesht" përballë një Maqedonie që "poshtëron" shqiptarët, kur i fal Greqisë pjesë të territorit të saj, kur... Sigurisht me gjithë këtë "zell" të politikës shqiptare, sërish Europa po na lë prapa portës. A nuk duhet të kemi pak dinjitet si shtet?
Po kriza duket se po agravon të gjitha sferat tona të jetës. Mbi të gjitha po ngushton liritë. Rasti "Baze" është një ndër dhjetëra rastet e dhunimit të lirisë. Dhunimi fizik, dhunimi mediatik, dhunimi institucional janë kthyer në normalitet. Nga ana tjetër krimi bën "kërdinë". Të kërkosh një zhvillim normal në Shqipëri, të duket sikur kërkon të pamundurën. Madje dhe hartën e vendit po ta kthesh mbrapsht, të duket sikur është e njëjta. Fjalia "Epo kjo është Shqipëria" tashmë duket e pakthyeshme. Ndaj njerëzit kërkojnë... heqjen e vizave. Por jo heqjen me vendet ku nuk i kemi pasur prej kohësh. Ata duan t‘i largohen kësaj gjendjeje.
Shqipëria i ngjan asaj gotës së mbushur plot, kur mjafton vetëm një pikë që të fillojë të derdhet. Po cila do të jetë ajo? Do të jetë opozita?
Kjo gjendje nuk mund të zgjasë pafundësisht. Është një absurditet që ngrihet mbi pafuqishmërinë e një populli të lodhur nga koha, por jo të mangët intelektualisht. Durimi ka kufirin e vet. Prandaj politika mund të ridimensionojë veten, duke i dhënë krah një koalicioni të gjerë, një qeverie me bazë të gjerë, që të përgatisë rrugën për një transformim të madh të vendit. Ndryshe do të vazhdojmë të zvarritemi ne një zinxhir të pafundmë krizash. Partitë politike domosdoshmërisht do të "lëshojnë" nga pretendimet dhe interesat e tyre parciale, në emër të interesave madhore të vendit. Madje me pak gjakftohtësi politike, mund të shikohet se nga kjo zgjidhje, do të riformatohen pozitivisht edhe kuotat e partive të tyre, nesër.