Deputetët e PS, të ndjekësh me korrespondencë Kuvendin
Në kushtet e mungesës së gjatë në Parlament dhe në një kohë kur komisionet parlamentare kalojnë për shqyrtim me dhjetëra projektligje, deputetët e opozitës detyrohen të ndjekin nga larg gjithë veprimtarinë. Ligjvënësit që janë rikonfirmuar janë ata që "thyejnë" bojkotin aq sa për të kaluar nga selia e Kuvendit, ku marrin ndonjë projektligj apo informacion. Deputetët e rinj të Partisë Socialiste duket se mjaftohen nga informacioni i gazetave dhe i televizioneve, duke e konsideruar një ushqim të mjaftueshëm. Hyrja e tyre në Kuvend nuk është e ndaluar, por meqë bojkoti përfshin edhe komisionet parlamentare, atëherë mundësia për t‘u informuar mirë në këtë rast është zero. Në kushtet e lulëzimit të teknologjisë së lartë, kur interneti dhe telefoni përdoren për shumë gjëra, duket se për projektligjet, të cilët në tërësi kanë natyrë teknike e juridike, diçka e tillë nuk vlen shumë. Kontakti direkt me punën e përditshme të Parlamentit do t‘i ndihmonte deputetët e opozitës që të njiheshin me nismat ligjore të qeverisë e për të bërë një oponencë më të saktë.
Ligjvënësit e interesuar për të marrë informacionin që u duhet rreth nismave ligjore, diskutimeve në komisione, ndryshimeve që pësojnë apo në rastin kur miratohen, marrin rolin e një qytetari të thjeshtë. Ata shfrytëzojnë edhe ndonjë njohje brenda Kuvendit për të mundësuar informacionin që kërkojnë. Deputeti Damian Gjiknuri denoncoi dje në një konferencë për shtyp ligjin "Antimafia", i cili ka shkaktuar mjaft debate së fundmi. I pyetur nga gazeta "Shqip" se në çfarë rruge arriti të marrë në dorë projektligjin, ai tha se zakonisht kjo ndodh në rrugë informale. "Ashtu siç i merrni dhe ju gazetarët, por njihemi edhe përmes medias", tha Gjiknuri. Sakaq, edhe pse vendimi për bojkot nuk lejon hyrjen e deputetëve në një veprimtari normale parlamentare, zyra e grupit parlamentar e Partisë Socialiste është e hapur çdo ditë. Kjo zyrë është një ndër rrugët zyrtare për të mundësuar marrjen e informacionit, por ajo përdoret shumë pak. Rreth ambienteve të Kryesisë së Kuvendit shihen shpesh Erion Braçe dhe Alfred Dalipi, dy lexues të vëmendshëm të shtypit. Jo pak herë janë parë edhe deputetë të Lëvizjes për Mendim Ndryshe, siç është Kastriot Islami. Deputetët "oponentë" të Ramës duket se në mungesë të një atmosfere dashamirëse në selinë e partisë zgjedhin të frekuentojnë mjediset e zyrës së grupit parlamentar socialist. Që në momentin kur deputetëve u është dhënë mandati nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në institucionin e Kuvendit ka një mundësi komunikimi siç është zyra postare, ku secili prej tyre shkëmben korrespondencën personale si me institucionet, ashtu edhe me zgjedhësit. Një ndër deputetët që e viziton shpesh zyrën e PS-së në Kuvend, Alfred Dalipi, pranoi se ekziston një mungesë informacioni lidhur me veprimtarinë e komisioneve. Ai shtoi se projektligjet, nëse i kërkon, i gjen në disa mënyra: si qytetar, por edhe në sekretari, ashtu siç komunikojnë edhe gazetarët.
Komunikimi mes deputetëve të opozitës dhe institucionit të Kuvendit kryhet me korrespondencë, çka krijon dukshëm një vakum, kur nisma të tëra ligjore vijnë nga qeveria, por gjatë procesit të shqyrtimit të tyre mungon oponenca dhe zëri i opozitës. Teksa eksponentë të opozitës artikulojnë publikisht kontestimet për ndonjë ligj, mungon një propozim konkret në formë amendamenti që opozita duhet ta paraqiste në komisionet parlamentare.