"Sind Sie ein Albaner"?
Shembja e Murit të Berlinit, njëzet vjet më parë, do të shënonte një nga momentet gjeopolitikë më të rëndësishëm të shekullit XX jo vetëm se një popull i ndarë prej dekadash do ta rigjente vetveten, por sepse së bashku me shkatërrimin e tij u rrëzua një sistem i tërë totalitar, që mbante peng gjysmën tjetër të Europës. Nuk do të vononte kur dhe kjo pjesë do të çirrte perden e hekurt, për t‘iu bashkuar ëndrrës europiane. Por, ndërkohë që miliona europianë festonin bashkimin, pa llogaritur sakrificat financiare që do t‘ju duheshin të paguanin për të ekuilibruar ekonomitë e Europës Lindore, jo larg, në "kopshtin shkëmbor të Europës Juglindore", gëzonin edhe tre milionë e ca "europianë joeuropianë", shqiptarët...
Ashtu të varfër, të veshur keq, të paushqyer mirë, të lodhur pas murosjes gjysmë shekullore, shpresuan dhe ata se më në fund erdhi dita që të bëheshin pjesë e Europës së Bashkuar. Si për të ushqyer shpresën a ndoshta për të shtuar frustrimin, nuk vonoi shumë kur u shfaqën në Shqipëri të dërguarit e parë nga bota perëndimore; edhe ata e konfirmuan që gjithçka kishte marrë fund, edhe Muri shqiptar kishte rënë, edhe Shqipëria do të bëhej "si gjithë Europa". Urra!
...Vitet kaluan, Shqipëria... nuk iu bashkua Europës!!! Njëzet vjet që nga rënia e Murit të Berlinit, shqiptarëve po iu krijohet përshtypja se vërtet u prish Muri, por u zbulua nën rrënojat e tij një humnerë, e thellë dhe e pakalueshme, që për habi shtoi distancën midis tyre dhe pjesës tjetër të Europës.
Fshikullimi ynë po zgjat pak si tepër, se që ne kemi mëkatet tona në këtë mes, kjo s‘ka dyshim, por mos vallë kishin më pak vendet e Europës Lindore kur iu bashkëngjitën pjesës tjetër?! Zonja Merkel, gjatë festimeve të 20-vjetorit të rënies së Murit, foli për sakrifica financiare të pjesës perëndimore për të sheshuar diferencat me pjesën lindore. Pyetja që shtrohet për gjithë këtë Europë të bashkuar sot, troket në mendjet tona: Kaq e shtrenjtë është fatura e sakrificës që edhe Shqipëria të bëhet pjesë e saj?
Bashkimit Europian me sa duket kjo Shqipëria jonë - 4 herë më e vogël se Gjermania Lindore (1989), me popullsi 5 herë më të vogël (pa bërë krahasimin me të gjithë Europën Lindore së bashku) - i kushtoka shumë më shtrenjtë integrimi europian. Dhe, me sa thonë komisionerët europianë, pengesa nuk është vetëm çështja e parametrave financiarë, por edhe niveli i zhvillimit të demokracisë në vend. E vërtetë të jetë?
Gjermania Lindore e mijëra e mijëra bashkëpunëtorëve të Stasit në 1989, paska pasur demokraci më të zhvilluar asokohe se Shqipëria sot në 2009? Dakord, ishte dhe kjo një sakrificë në emër të bashkimit të popullit gjerman! Bashkimit të popullit gjerman...! Por sipas logjikës së zotit President të Republikës së Shqipërisë dhe zotit Kryeministër, kur thonë se pretendimi për bashkim midis shqiptarësh paska qenë një keqkuptim, se shqiptarët nuk duan të bashkohen, por do bashkohen në kuadër të Europës, i bie që Gjermanitë të bashkoheshin dhe ato në kuadër të Europës! Por a do të ishte ky një bashkim i vërtetë? Gjermania sot feston pikërisht atë, rënien e Murit, pra simbolin e bashkimit; gjermanët nuk pritën të hynin në Europë pa të bashkoheshin në kuadër të saj. Bashkimi i shqiptarëve në kuadër të Europës s‘do të ishte një bashkim, por një afrim entitetesh të ndryshëm! Se kjo është dhe motoja e Europës, "të ndryshëm, po të barabartë". Por ne jemi një komb, ne s‘jemi të ndryshëm! Pra, e njëjta logjikë bashkimi që përdorën gjermanët, vlen dhe për shqiptarët. Se fundja, ç‘vlerë kanë tekstet tona mësimore mbi integritetin e atdheut, mbi Kosovën, mbi bashkimin e shqiptarëve, mbi padrejtësinë e Konferencës së Ambasadorëve, mbi masakrat e serbëve, pas këtyre deklaratave të politikanëve tanë? Në këtë mes ka shumë mure, me siguri ka diçka që nuk shkon...
Nëse krahasimi i Gjermanisë së 1989-ës me Shqipërinë e sotme do t‘ju dukej i tepërm, ç‘na mbetet të mendojmë neve kur mësojmë se 3 shtete fqinje së shpejti do të lëvizin lirisht në Europë, kurse ne jo. E pabesueshme, por e vërtetë: Serbia dhe Mal i Zi, që pikërisht pas bashkimit të Gjermanisë - sikur leksioni historik të mos ju kishte mjaftuar - ndezën makinerinë e luftës: hapën kampe përqendrimi e deri 10 vjet masakronin shqiptarë, fëmijë, gra, pleq, njerëz të pafajshëm! Dhe tani, ato do të përfitojnë nga vizat "Shengen"!!! Për të qeshur, për të qarë, për t‘u zgërdhirë, po ja që dhe Maqedonia - ky shtet i montuar gjithëpjesësh për kënaqësinë multikulturaliste të Europës, ky shtet që po rimbjell arkaizma mesjetarë e që fabrikon identitetin kombëtar duke nxjerrë në rrugë fëmijë me shpata dhe përkrenare të Aleksandrit, apo më keq duke treguar me gisht shqiptarin e keq që zbriti nga mali për t‘i zënë tokën sllavit - duke filluar nga janari i vitit tjetër, do të lëvizë lirisht në gjirin e familjes europiane. Po krijohet vërtet një amalgamë e madhe. Nuk dimë ç‘të mendojmë më!
Mediat elektronike ishin mbushur këto ditë nga video ku shfaqeshin imazhe të gjermanëve lindorë, duke u përpjekur të kalonin murin famëkeq, duke u masakruar nëpër tela me gjemba dhe nga plumbat e rojeve të kufirit, roje dhe qen të formuar nga një mentalitet që s‘e kursente jetën e individët përpara ideologjisë totalitare. Të mbijetuarit jepnin intervista, heronj të vërtetë, kurse të rënët u nderuan solemnisht.
Pyesim veten: Po atë ditë kur ne të bashkohemi me Europën, çfarë pamjesh do të shfaqin për ne mediat europiane? Ndoshta skafet e shqiptarëve, që çajnë nëpër det drejt Italisë, ndoshta marshimet e emigrantëve në borë përmes maleve të Greqisë, ndoshta radhët torturuese për një vizë në ambasada, a ndoshta ndonjë kufomë shqiptari që dallgët ia kanë kthyer nënës shamizezë në breg? Çfarë heroizmi mund të gjesh në arratisjen nga absurdi? Çfarë kuptimi ka ky izolim i Shqipërisë njëzet vjet pas rënies së Murit?
Ky absurditet nuk ka më ku të shkojë! Ǒna qenkësh kjo "familje europiane", demokratike, e vlerave, e vëllazërisë, e barazisë, që po na trajton si të ishim qenie amorfe, si të ishim kavie laboratorësh? Dhe sa shqiptarë të tjerë duhet të vdesin në përpjekje për të shkuar drejt demokracisë europiane? A e kuptoni ju të nderuar politikanë dhe qytetarë europianë, se ju na keni braktisur dhe jo vetëm aq, por edhe na keni poshtëruar me regjimin tuaj absurd të vizave? A e kuptoni ju se sa e pakuptimtë është të sakrifikohen jetë të tjera shqiptarësh për një vizë, kur ndërkohë ju keni në dorë SOT bashkimin? A e kuptoni që për të gjitha këto jetë të shuara ju jeni po aq përgjegjës sa dhe ata rojet kufitare sovjetike që masakronin gjermano-lindorët teksa arratiseshin? Ju, që jepni leksione mbi të drejtat e njeriut, mbi vlerën e jetës, mbi arsyen njerëzore, ku shkoi vizioni i pionierëve të Europës së Bashkuar? Shqiptarëve ju është sosur durimi, Europa sot është bërë qesharake në sytë e shqiptarëve, është bërë subjekt barsoletash surreale; aq shpesh dëgjohet tashmë thënia ironike se "kur Shqipëria ‘të jetë gati‘, Europa do të ketë marrë fund", apo dhe tjetra: "Do të na luten, por atëherë s‘do të pranojmë ne". A e kuptoni që kjo bllokadë që i keni bërë Shqipërisë, i ka kthyer shumë shqiptarë të mos besojnë më në ëndrrën europiane dhe të mbajnë sytë përtej oqeanit, drejt ëndrrës amerikane? Amerika është një aleat, por është larg! A e kuptoni ju që ka shumë të tjerë që nuk shohin aq larg e që po kthejnë sytë nga e kaluara, nga ai Muri? Po që ka të tjerë akoma, që përballë pamundësisë së të pasurit një vizë europiane përloten me nostalgji nga udhëtimet në Moskën sovjetike?! Ju, me absurditetin e regjimit të vizave, po ushqeni jo vetëm nostalgjinë, por gjithashtu një rrjet të tërë kriminal dhe një gangrenë të tërë burokratësh të huaj e shqiptarë që nuk do të ekzistonin kurrë, nëse shqiptarët do të lëviznin lirisht. Europë kthehu tek ëndrra, te vlerat, se Shqipëria sigurisht ka ende shumë për të bërë, por për të qenë pjesë e Bashkimit Europian, ajo sot është gati! Ne, dje nuk ju paragjykuam, ne thamë "Ich bin ein Berliner", ne thirrëm të gjithë njëzëri "Wir sind Berliner". Por sot, sot ne shqiptarët kemi një pyetje për ju: "Sind Sie ein Albaner"?