E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koja: Rama do vazhdoje rrezimin e kundershtareve brenda llojit

Kryetari i Partise Socialiste te Vertete '91, Gjergj Koja, ka reaguar diten e djeshme ndaj Kongresit te jashtezakonshem te Partise Socialiste te zhvilluar dy dite me pare, duke e cilesuar si shuarje perfundimtare te cdo lloj shprese per ribashkimin fitues te socialisteve. "Ky Kongres komunist deshmoi se Rama do vazhdoje te rrezoje kundershtaret e vet brenda llojit, por jo Berishen", vleresoi lideri i PSV '91, Kongresin e jashtezakonshem socialist. Sipas tij, platforma perjashtuese e Edi Rames do te vazhdoje t'i mbaje larg socialistet nga pushteti. Per te, ky Kongres i jashtezakonshem nuk kishte asgje te tille, sepse gjithcka ishte e planifikuar. "Kongresi i jashtezakonshem i PS perfundoi si shansi i madh i Berishes!", vleresoi kryetari i Partise Socialiste te Vertete '91, Gjergj Koja. Edhe me perpara kreu i PSV '91, ka kritikuar qendrimet e Rames pas humbjes se zgjedhjeve te pergjithshme parlamentare te 28 qershorit. Ai ka thene se njerezit nuk do te genjehen me perrallat se nuk do te njohe zgjedhjet, apo qe do te kete zgjedhje te parakohshme.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›