LSI: Rama skizofren dhe stalinist
Fatjona Mejdini
Edi Rama foli ne Kongresin e Partise Socialiste me nje gjuhe skizofrenike dhe staliniste. Ky ishte vleresimi i Levizjes Socialiste per Integrim ne lidhje me fjalimin e kryetarit te PS-se ne forumin e larte socialist. Zedhenesi i LSI-se, Ralf Gjoni akuzoi dje kryetarin socialist se ishte i papergjegjshem per postin e larte qe mbante. Nga ana tjeter, Gjoni theksoi se fjalimi i Rames i bindi edhe me shume perfaqesuesit e LSI-se, se koalicioni me Partine Demokratike eshte rruga e vetme per shpetimin e vendit. "Degradimi i lidershipit te PS-se dhe gjuha staliniste e Edi Rames dje kunder te gjitheve, dhe ne menyre te vecante kunder LSI-se, na forcon bindjen ne drejtesine e vendimit tone per kete koalicion te rendesishem dhe historik me PD-ne per te garantuar stabilitetin e qeverisjes se vendit dhe suksesin e reformave qe bashkojne Shqiperine me Evropen", deklaroi zedhenesi i LSI-se. Sipas tij, gjate punimeve te Kongresit, Edi Rama duhet te kerkonte falje per demet qe i ka sjell Kushtetutes, Kodit Zgjedhor dhe procesit demokratik te mbarevajtjes se zgjedhjeve te lira e te ndershme. Por Ralf Gjoni, theksoi se ne vend te kesaj ndjese publike, Rama zgjodhi te mbroj perseri interesat personale dhe te nxjerre alibi te pafundme per humbjen e zgjedhjeve te qershorit. Sipas zedhenesit te LSI, Rama provoi edhe nje here qe e urren te majten dhe kerkon vetem qe nepermjet saj te krijoj nje pushtet absolut. "Me gjuhen provokuese te nje keqberesi ordiner ai provoi edhe nje here qe e urren te majten dhe se interesat e te gjithe mbeshtetesve te Partise Socialiste ai i sheh vetem si nje trampoline per te mundesuar realizimin e nje pushteti mafioz absolut dhe te nje diktature personale pakufi", vijoi Gjoni akuzat ndaj kryetarit socialist. Nisur nga keto, perfaqesuesi i LSI-se i beri thirrje te gjithe te majteve te ndahen perfundimisht nga Edi Rama dhe nga modeli i tij korruptiv i shfaqur haptazi edhe ne Bashkine e Tiranes. "Te gjithe duhet te ndahen nje here e mire nga filozofia e ketij te semuri mendor, i cili pasi vodhi gjithcka ne Tirane se bashku me delenxhinjte e tij bashkiake te shpelare nga identiteti moral dhe ai profesional, kerkonte te fuste ne xhepin e tij mafioz te gjithe Shqiperine", i ftoi zedhenesi i LSI-se, shqiptaret dhe te majtet ne vecanti. Ralf Gjoni theksoi gjithashtu se rizgjedhja e Rames ne krye te PS-se do te thoshte nje ndarje e metejshme e te majtes shqiptare.
"Rizgjedhja e Edi Rames ne krye te saj, i sherben vetem percarjes se metejshme se te majtes", deklaroi Gjoni. Sipas tij, LSI do te jap kontributin maksimal ne qeverine e re per zhvillimin e vendit.
"Rama ka humbur cdo shans per bashkepunim me LSI-ne"
Edi Rama ka humbur tashme te gjitha shanset e tij dhe te Partise Socialiste per nje bashkepunim me Levizjen Socialiste per Integrim. Kjo ishte pergjigjja qe i dha zedhenesi i LSI-se, Gjoni kryetarit te PS-se, Edi Rama i cili foli per nje bashkepunim te mundshem mes dy partive. Sipas Ralf Gjonit, krimi elektoral i krijuar prej Rames ne zgjedhjet e 28 qershorit, shkaterroi perfundimisht shpresat per nje bashkepunim mes PS-se dhe LSI-se. "Pas krimit elektoral te orkestruar prej tij dhe strukturave kriminale nen diktatin e tij, tashme eshte teper vone per Edi Ramen te kerkoje bashkepunim me LSI-ne", ju pergjigj Gjoni deklaratave te Edi Rames. Sipas LSI-se, e vetmja gje qe kerkon Edi Rama eshte te krijoj kaos ne politiken shqiptare. "Ai kerkon te shkaterroje dhe te krijoje kaos, ndersa ne do te veprojme ne sherbim te interesave te gjera te qytetareve shqiptare", theksoi zedhenesi i LSI-se. Sipas tij, qeveria e re qe pritet te krijohet mes LSI-se dhe PD-se do te ndikoj ne permiresimin e klimes politike ne vend.