E Diel, 1 Nëntor 2026

Harasani: Rama nuk u pergjigj 3 pyetjeve per situaten pas zgjedhjeve

Deputeti i Partise Socialiste, Andis Harasani, deklaroi dje se kryetari socialist me mandat te nderprere nuk u pergjigj per arsyet se pse u humbi ne zgjedhje. Nje dite pas Kongresit te jashtezakonshem te Partise Socialiste, sekretari Politik per Programin ne seline roze, theksoi se Rama nuk iu pergjigj tre pyetjeve kyce ne Kongres. "Pse humbem ne zgjedhje? Cfare pergjegjesie mban kryetari ne detyre, zoti Edi Rama per humbjen e zgjedhjeve? Si Partia Socialiste ose e majta do te vije ne pushtet?", jane tre pyetjet qe sipas zyrtarit socialist, nuk moren pergjigje. Duke vijuar me tej, Harasani tha se nga degjimi me vemendje i fjales se kryetarit ne detyre, zotit Edi Rama, ne Kongresin e jashtezakonshem, i beri pershtypje fakti qe 3 pyetjet te cilat te gjithe delegatet dhe te gjithe shqiptaret, pertej se majtes dhe te djathtes, prisnin pergjigje, nuk moren pergjigje nga fjalimi i zotit Rama. Gjithashtu, deputeti socialisti shprehu keqardhje kur degjoi falenderimin ne Kongres te njerezve te nderuar, por qe jane jashte Partise Socialiste, sic eshte rasti i zotit Xhufi, rasti i zotit Mustafa Muci dhe nuk u falenderua Ben Blushi, Ben Malaj, Shpetim Idrizi per kontributet qe kane dhene ne rrethet e tyre. "Mendoj qe ishte pergjegjesi e zotit Rama dhe gjithe PS, qe me zotin Muci, me zotin Xhufi, me gjithe te majten e vertete te ishte ulur para zgjedhjeve dhe jo te falenderohen pas zgjedhjeve thjesht per interesa te castit" tha Harasani. I pyetur per terheqjen nga gara per kreun e partise te Arben Malajt, zyrtari socialist tha se doreheqja, kandidimi dhe rikandidimi jane thjesht ceshtje personale qe varen ne ndergjegje.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›