Koka e Asklepit kthehet në Shqipëri
Pas 18 vitesh, Koka e Asklepit kthehet në Shqipëri. Përpjekjet disavjeçare të autoriteteve për të rikthyer objektin në vendin tonë, u kurorëzuan ditën e premte, në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Itali. Ndërsa objekti do të shfaqet për publikun nesër në orën 12:00, në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar.
Objekti që u grabit nga Muzeu Arkeologjik i Butrintin në vitin 1991, ju dorëzua ditën e premte ambasadorit shqiptar në Itali, Llesh Kolës, nga drejtuesit e Karabinierisë Italiane të Mbrojtjes së Pasurisë Kulturore. Në këtë ceremoni ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e delegacionit zyrtar të MTKRS-së, zv. ministri Ekrem Spahia dhe drejtori i Parkut Kombëtar të Butrintit, Ylli Cerova.