E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arjan Çani provon teatrin

Në Teatrin e Metropolit, sot shfaqet premiera, "Ej, mos i thuaj njeriu!". Një pjesë e shkruar nga prezantuesi televiziv Arjan Çani dhe që interpretohet po nga ai.


Sot, në orën 20:00, Çani ndan me publikun problemet e përditshme të shoqërisë shqiptare, duke filluar me reklamat, zgjedhjet elektorale, klasën politike, të varfrit, etj. Çani interpreton në një shfaqje të formatit "One man show", e thënë ndryshe, një pjesë e shkruar për një personazh, i cili për rreth një orë qëndron në skenë dhe argëton publikun, kryesisht me barsoleta dhe grimca humoristike.


Sipas drejtorit të Qendrës së Metropolit, Kiço Londo ky show është një nga përpjekjet për të sjellë në teatër teknikat e munguara. Pak muaj më parë u provua teatri bilingual me pjesën "George Dandin", ndërsa tani provohet "One man show", që Londo e quan teatri i oratorisë publike. "Ej, mos i thuaj njeriu !", vjen në skenë nën regjinë e Ervin Çulit dhe shoqërohet me muzikën e D. J Cherry. Çani do të interpretojë në "Ej mos i thuaj njeriut", çdo të shtunë, të diel, të hënë, të martë dhe të mërkurë, në orën 20:00, deri më 3 qershor.

 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›