Kokaine me poste nga Panamaja 3 ne arrest

Nje kg kokaine u bllokua ne nje dorezim te kontrolluar qe ishte nisur nga Amerika Qendrore me destinacion Tiranen
DEA Amerikane zbuloi pakon pak jave me pare dhe i vuri asaj nje mikrocip per te ndjekur rrugen e saj me satelit
TIRAN- Arrestohen ne makinen e tyre ne zonen e ish-bllokut pas daljes nga zyrat e nje agjencie postare private tre pritesit e nje kg kokaine te ardhur nga Panamaja qe ishte fshehur brenda nje motorino automjeti.
Lajmi u dha ne konference shtypi te perbashket nga Policia e Shtetit Prokuroria e Krimeve te Renda sipas te cileve kokaina ishte kapur ne operacionin e koduar Motorrino. Sipas prokurorit te ceshtjes Edvin Kondili u arrestuan Ilia Xoxe Arben Uku dhe Ervin Tushe te tre nga Berati e banues ne Tirane. Ata dyshohen si autore te trafikimit te lendeve narkotike ne bashkepunim.
Nje jave me pare Prokuroria e Krimeve te Renda regjistroi procedimin penal me nr.113 duke lajmeruar autoritetet e Britanise se Madhe e me pas autoritetet perkatese ne SHBA dhe Itali duke asistuar ne menyre te vazhdueshme nga informacionet e ardhura nga Sherbimi Informativ Shteteror per nje sasi kokaine qe do nisej nga Amerika Latine konkretisht nga Panamaja drejt Shqiperise- tha prokurori.
Me tej ai tha Kokaina eshte nisur nga Panamaja permes postes se shpejte e fshehur ne nje motorrino. Ajo kishte destinacion paraprak Tiranen ne nje adrese te rreme-tha prokurori Kondili ne konference.
Autoritetet e DEA-s Departamenti i Antidroges ne SHBA identifikuan pakon qe kishte nje motorine veture ne te cilen ishte fshehur droga. Ata bllokuan ate dhe me pas vendosen brenda saj nje GPRS nje aparature qe mundeson lokalizimin e pakos ne cdo vend te botes me satelit dhe me pas e nisen ate serish drejt Tiranes.
Pakoja droge kaloi ne Bullgari Itali dhe me pas perfundoi ne aeroportin Nene Tereza ne Tirane ku policia edhe pse e ka identifikuar nuk kreu asnje veprim per sekuestrimin e saj duke lejuar qe agjencia postare te terhiqte pakon qe me pas eshte sjelle ne kryeqytet.
Sapo eshte dorezuar pakua ne zyrat e kryeqytetit aty jane paraqitur pritesit per te terheqe pakon. Personat qe kane hyre brenda zyrave jane te dyshuarit Ilia Xoxe dhe Arben Uku ndersa i riu Ervin Tushe i ka pritur ne makine-thane burimet nga prokuroria. Sapo dy te dyshuarit Xoxe dhe Uku jane kthyer ne makine bashke me pakon me kokaine kane nderhyre forcat e policise duke kryer arrestimin e tyre ne flagrance.
Pas arrestimit te tyre policia sekuestroi sasine prej nje kg kokaine qe mendohet se ka qene destinuar per tregun e brendshem dhe nje pjese per tu trafikuar ne shtetet e Evropes perendimore. Mesohet se derguesi i pakos eshte nje shtetas Panamez por qe dyshohet se eshte emer fiktiv. Sipas prokurorit Kondili po punohet per identifikimin e personave te tjere te dyshuar si te perfshire ne kete rrjet te trafikut te droges.
Rasti i trete me kokaine nga Amerika Latine
Operacioni i djeshem per arrestimin e tre personave dhe sekuestrimin e nje kg kokaine te nisur nga shtetet e Amerikes Latine ishte i treti brenda pak kohe. Pasi vetem pak dite me pare nje shtetas shqiptar u arrestua ne Spital pasi kishte gelltitur rreth 310 gram kokaine dhe vinte nga shteti i Argjentines.
Pak dite para ketij arrestimi policia arrestoi edhe dy persona te tjere te cilet ishin pritesit e 8 kg kokaine te ardhur nga Argjentina te fshehur ne nje kontanier te mbushur me oriz dhe qe vinte nga shteti i Bolivise.
shte per tu vleresuar gjithashtu edhe bashkepunimi i shkelqyer dhe ne kohe rekord me autoritetet e huaja qe e kane rritur ndjeshem besimin kundrejt autoriteteve shqiptare ne organizimin e ketyre operacioneve te nderlikuara ku perfshihen disa vende njekohesisht dhe kerkohet besueshmeri dhe nivel i larte profesionalizmi-tha prokurori Edvin Kondili ne konferencen e djeshme per mediat bashke me Drejtorin e Hetimit te Krimit te Organizuar ne Policine e Shtetit Edmond Rizai dhe Drejtorin e Marredhenieve me Jashte ne Prokurorine e Pergjishme Kaltri Sereci.
Te arrestuarit
Ilia Xoxe 37 vjec nga Berati dhe banues ne Tirane
Arben Uku 38 vjec nga Berati dhe banues ne Tirane
Ervin Tushe 30 vjec nga Tirana