E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perleshje ne gjimnaz kater te plagosur

Incidenti dje ne mesdite ne shkollen Sami Frasheri mes nje grupi nxenesish dhe disa te tjereve jashte shkolles


Policia shoqeron palet ne komisariat ndersa ngre akuze per demtime me dashje per kater prej tyre


TIRANE- Perleshje me leva ne shkollen e mesme Sami Frasheri dy nxenes te vitit te katert perfundojne te plagosur ne spital ndersa policia shoqeroi disa persona te dyshuar per ngjarjen ne ambientet e komisariatit nr.3. Ngjarja ndodhi dje ne mesdite rreth ores 1230 ne Rrugen e Barrikadave kur dy grupe personash u perplasen mes tyre per motive femrash.


Dy nxenes te shkolles se mesme te pergjithshme Sami Frasheri mbeten te plagosur nga perleshja me leva dhe sende te forta mes grupit te nxenesve te kesaj shkolle dhe nje grupi personash jashte shkolles.


Po ashtu edhe nga ana e grupit tjeter mbeten te plagosur edhe dy persona te tjere te cilet jane derguar ne spital bashke me nxenesit. Pas mjekimit te marre ne spital personat kane kaluar rrezikun per jeten dhe sipas burimeve te policise ata nuk kane probleme serioze shendetesore.


Nga hetimet e kryera nga policia eshte mesuar se shkak per ngjarjen mesohet te jete bere lidhja e nje prej protagonisteve me nje vajze nxenese shkolle cka ka shkaktuar edhe reagimin e pales tjeter.


Perplasja mes paleve nisi rreth ores 1200 kur grupi i personave qe nuk ishin nxenes te shkolles zbriten nga automjetet e tyre dhe hyne ne ambientet e saj dhe nisen te godasin nje prej personave qe ndodhej ne oborrin e shkolles.


Me pas me shpejtesi ne vendin e ngjarjes jane mbledhur me dhjetera nxenes shume prej tyre kureshtare per te pare se cfare po ndodhte ndersa pjesa tjeter ishin per te ndare apo per te ndihmuar ndonjerin prej personave ne perplasje.


Gjate perplasjes mes tyre nuk munguan levat sendet e forta etj. Madje nje nxenese e shkolles tha se kishte pare nje person te nxirrte armen por se nuk kishte qelluar.


Nga ana e saj policia tha se ka pasur perplasje dhe goditje mes paleve por nuk kishte pasur ne vendngjarje asnje person me arme.


Blute mberriten ne vendin e ngjarjes menjehere pas njoftimit te marre se ne rrugen e Barrikadave ne ambientet e shkolles Sami Frasheri kishte ndodhur nje perleshje fizike mes dy grupeve te personave te ndryshem.


Ne vendin e ngjarjes policia shoqeroi disa persona te dyshuar si te perfshire ne perleshje ndersa disa te tjere i ndaloi dhe me pas i shoqeroi ne spital. Nga pyetja e tyre eshte mesuar se shkak ka qene pikerisht nje femer qe pretendohej se ishte e dashura e dy personave te ndryshem.


Pas veprimeve te kryera dhe pyetjes se paleve policia e komisariatit nr.3 dergoi per ndjekje penale kater persona nga dy te tille per secilin grup. Te gjithe ata akuzohen per demtime te tjera me dashje me sende te forta.


Kater persona u plagosen lehte pas nje grindjeje te ndodhur dje ne mesdite ne rrugen e Barrikadave qe sipas deshmitareve ndodhi ne ambientet e shkolles se mesme Sami Frasheri


Perleshja sipas burimeve te policise por edhe sipas deshmitareve te ndryshem ne vendin e ngjarjes ndodhi per shkak te nje konflikti per motive femrash.


Dy persona nga secila pale u moren nga policia ne cilesine e personave te akuzuar ne lidhje me ngjarjen e djeshme menjehere pasi ata lane ambientet e spitalit ushtarak ne kryeqytet.


Demtime te tjera me dashje me sende te forta dhe ne bashkepunim. Kjo eshte akuza per te cilen policia nisi hetimet ndaj personave te shoqeruar te dyshuar si te perfshire ne perplasje

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›