E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stuhia le gjysmen e vendit ne terr

Stuhia qe preku vendin gjate mesdites se djeshme ka shkaktuar probleme te renda te furnizimit me energji elektrike ne te gjithe territorin. Avarite ne linjat e tensionit te larte si dhe ate te ulet kane lene ne terr thuajse gjysmen e vendit.


Mesohet se gjate mbremjes se djeshme kane hasur ne probleme me furnizimin me energji elektrike fshatrat e Durresit Tiranes Shkodres Burrelit Bulqizes Fierit dhe Vlores. Po ashtu probleme kane pasur edhe shume fshatra ne juglindje te vendit. Shkeputje te energjise ka pasur edhe ne qytetin e Lezhes.


Por situata eshte renduar edhe me tej pas problemeve te hasura ne linjat e tensionit te larte te cilat administrohen nga Operatori i Sistemit te Transmetimit.
Ky operator njofton per avari ne linjat e tensionit te larte Fier - Ballsh - Memaliaj Ballsh- Drenove- Selenice dhe Ulez-Kurbnesh.


Keto avari kane lene pa drita Gjirokastren Saranden Permetin dhe Ballshin. Shkeputja e linjave pas cdo stuhie apo reshjesh te dendura shiu eshte nje dukuri qe haset shpesh ne vend per shkak te rrjetit te amortizuar.


Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›