Kokaine ne vere, hetime ne kufi
A. Cena
TIRANE - Vdekja e ciftit ne Golem ne janar dhe dyshimet per nje trafik te kokaines me ane te shisheve te veres, ka bere qe prokuroria te kerkoje nga te gjitha pikat kufitare ne vend, qe te jape informacion per shishet e veres te gjetura ne kazanin e plehrave. Nje dite me pare, burime te Prokurorise se Krimeve te Renda, kane bere te ditur, se eshte kerkuar zyrtarisht informacion nga Policia e Shtetit. Sipas tyre hipoteza per nje trafik te mundshem te kokaines nepermjet shisheve te veres ka bere qe te shtrihen hetimet edhe ne pikat e kalimit kufitar. Grupi hetimor eshte duke mbledhur te dhena dhe informacione nga sherbimet qe operojne ne kufi, perfshire ketu doganat si dhe sherbimet postare. Sipas ketyre burimeve, hetimet ne kete drejtim mbeshteten ne dyshimet e ngritura se droga e fshehur ne shishe vere mund te kete hyre ne Shqiperi nga jashte shtetit permes pikave te kalimit kufitar. Vera e llojit "Kabernet", francez, dyshohet se ka hyre nga nje pike kufitare tokesore, por hetimet kane perfshire te gjitha pikat. Prokuroria tha se nuk perjashtohet edhe mundesia e kalimit te saj permes dergesave postare si dhe ne rruge ilegale.
Hetimet mbi kete ceshtje jane duke u zhvilluar nga Prokuroria e Krimeve te Renda, e cila e mori dosjen nga akuza e Kavajes. Hetimet per kete trafik te mundshem moren shkas nga ngjarja e ndodhur ne janar te ketij viti, ne nje restorant ne Golem, Kavaje, kur Tomi Rrumbullaku dhe e njohura e tij, Diana Xibraku, konsumuan nje shishe vere me perqindje te larte kokaine, cka shkaktoi edhe vdekjen e menjehershme te tyre. Sipas strukturave te hetimit, te dhenat e siguruara treguan se viktimat nuk kishin dijeni per permbajtjen e shishes se veres, qe kishin konsumuar ne restorant. Shishja e veres ishte siguruar ne rrethana te paqarta per momentin nga Tomi Rrumbullaku, i cili ishte punesuar prane sherbimit postar ne Tirane. Ceshtja ne fjale u hetua fillimisht nga prokuroria e Kavajes per t'iu referuar ditet e fundit Prokurorise se Krimeve te Renda, nisur nga dyshimet e ngritura se pas saj fshihet nje rrjet i trafikut te droges, nepermjet menyrave te sofistikuara.
Pas analizes se veres dhe gjakut te viktimave, rezultoi se ata kane konsumuar vere te perzier me kokaine, ne sasine prej 150 gramesh. Por, asnjeri nga viktimat nuk njihej si person qe konsumonte droge, kjo ka bere qe policia te shtrij hetimet, ku si rezultat i hetimeve dyshohet se nje kompani qe importon vere ne Shqiperi kryen edhe tregtimin e droges permes menyres se sofistikuara, duke perzier kokainen me vere.
Dyshohet se vera qe sillet e perzier me kokaine derdhej ne nje pajisje te ambalazhuar, e cila pas pertharjes ndane veren nga kokaina. Nga burimet e policise, mesohet se grupi hetimor ka siguruar disa te dhena te origjines se importit te veres, transportuesit te saj dhe shperndaresit ne Shqiperi, ku gjate diteve ne vazhdim dhe me dorezimin e dosjes hetimore prane Prokurorise Krimeve te Renda hetimi do te vazhdoi me metoda speciale te hetimit. Tomi Rrumbullaku dhe Diana Xibraku nderruan jete me 12 janar te ketij viti, kur po hanin dreke, ne nje lokal peshku ne Golem, 15 kilometra larg Durresit. Nderkohe qe, ekspertet e policise, qe keqyren vendin e ngjarjes, sekuestruan atje me cilesine e proves materiale, vec te tjerash, edhe nje shishe vere, qe ishte konsumuar prej viktimave, qe deri me tani thuhet se ka pasur perberje te lendes narkotike, kokaine. Pikerisht pas kesaj nisen hetimet per trafikun e mundshem te lendeve narkotike nga jashte per ne Shqiperi ose anasjelltas, me ane te shisheve te veres. Hetimet kane zgjatur prej disa muajsh, por deri me tani nuk kane arritur ne ndonje perfundim, ne lidhje me origjinen e shishes se veres, te cilen Rrumbullaku e kishte marre nga shtepia qe ta konsumonte.
150 grame Kokaine eshte gjetur ne shishen qe e kishin marre me vete cifti, qe nderroi jete ne Golem. Sasia e madhe e lendes narkotike, beri qe policia dhe prokuroria te nisin hetimet per trafik te mundshem droge.
1 shishe Vere e llojit "Kabernet", me origjine franceze, eshte sekuestruar nga uniformat blu ne vendin e ngjarjes ne nje lokal ne Golem kur cifti Rrumbullaku-Xibraku, ishin ulur per te ngrene nje dreke me peshk.
2 persona Tomi Rrumbullaku dhe Diana Xibraku, humben jeten me daten 12 janar te ketij viti, pasi jane helmuar. Ata kishin konsumuar nje shishe vere, qe e kishin marre nga shtepia, qe kishte ne brendesi kokaine.
Trafik kur droga perzihet me produkte te tjera
Perzierja e lendeve narkotike me produkte te ndryshme nuk eshte nje praktike e panjohur per policine. Por, per uniformat blu shqiptare ky mund te jete nje nga rastet e rralla, kur droga eshte perziere me nje tjeter produkt qe te mos dallohet. Por ne vende te tjera eshte e njohur kjo praktike, e njesimit te droges me produkte te ndryshme. Nje nga rastet e zbuluara nga policia, ka qene ajo e perzierjes se heroines me bluza, apo rrobe te tjera. Rastet me te njohura jane ato te trafikanteve kolumbiane, qe transportojne lenden narkotike ne drejtim te vendeve te ndryshme, duke e perzier me veshje.