E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndoka dhe Gurakuqi sherr ne mbledhjen e qeverise

Demokristianet nuk ngurruan te perdorin edhe mbledhjen e qeverise per te debatuar mes tyre ne lidhje me mosmarreveshjet e shumta pergjate muajve te fundit. Keshtu, gjate mbledhjes se djeshme te qeverise, zevendesministri i Puneve te Jashtme, Anton Gurakuqi, i ndodhur perballe ministrit te Shendetesise, Nard Ndoka, i ka kujtuar ketij te fundit se ai nuk e kishte vendin ne qeveri, por ne prokurori per shkak te abuzimeve me detyren. "Ju zoti Ndoka nuk e keni vendin ne kete mbledhje, por duhet te shkoni ne prokurori, per shkak te akuzave te shumta qe jane depozituar aty per ju", iu drejtua zv/ministri i Jashtem, Gurakuqi ministrit te Shendetesise, Ndoka. Nga ana e tij, kreu i Partise Demokristiane, Nard Ndoka, nuk ka ngurruar t'i pergjigjet kundershtarit te tij Gurakuqi, duke theksuar se ne prokurori duhet te shkonte ai, per falsifikimet qe kishte kryer.

F.M


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›