Elshemend: Femijet qe sillte Broun per vizite ishin te dhunuar seksualisht
Tirane - Gjykata e Tiranes duhet te beje riekspertimin e organit seksual te David Broun. Kjo ka qene dhe kerkesa e bere nga ana e avokates mbrojtese e te pandehurit, i akuzuar per vepren penale te "marredhenieve homoseksuale me te mitur", togave te zeza, te kryesuara nga ana e gjyqtarit Gerd Hoxha. Vete avokatja kembenguli se klienti i saj ishte impotent dhe kjo gje duhet te vertetohet nepermjet ekspertize mjekoligjore, te cilet duhet qe gjykata ta kryeje serish. Kerkesa e bere nga ana e mbrojtjes eshte rrezuar nga trupi gjykues, duke e argumentuar se prokuroria ka vertetuar qe i pandehuri nuk eshte impotent, ashtu sic edhe pretendon mbrojtja, por vuante nga semundja e Fimozes. Sipas gjykates, ne saje te raportit te sjelle nga mjekesia ligjore behej me dije se kjo lloj semundjeje nuk e pengonte Broun te kryente marredhenie seksuale. Sipas kreut te trupit gjykues, i pandehuri nuk mund t'i nenshtrohet serish ekspertizes, pasi ajo ishte bere nje here. Pasi gjykata ka hedhur poshte kerkesen ne seancen e djeshme eshte degjuar deshmia e drejtorit te klinikes ABC, Guy Elsheman i cili kishte vizituar disa here femijet. Perpara gjykates, mjeku ka sqaruar se i pandehuri eshte njohur me Davidi Broun qe ne vitin 2001, kur ky i fundit kishte shkuar ne klinike per disa problem te tij personale. Sipas deshmitarit, ate vit i pandehuri kishte sjelle per te vizituar 12 femije, te cilet kishin pasur shqetesime. Elsheman ka sqaruar trupin gjykues se nga kontrollet qe u jane bere femijeve ka rezultuar se keta te fundit kane qene te abuzuar seksualisht, por ai nuk mund t'ia vinte fajin askujt per kete gje. Madje, mjeku u ka bere te ditur togave te zeza se kishte lajmeruar organet policore per kete fakt. Elsheman ka mohuar te kete pasur dijeni nese i pandehuri ka qene apo jo impotent. Nderkohe qe, krejt e kunderta vertetohet nga ana e ekspertizes se firmosur prej tij, ne te cilen sqaronte se Broun ka qene i tille. Deshmitari i thirrur nga ana e mbrojtjes, u ka bere te ditur togave te zeza se i pandehuri eshte kujdesur shume per femijet, duke qene i perpikte edhe me vizitat qe u kryheshin atyre. Ne procesin e radhes, mbrojtja do te therrase per te deshmuar edhe femije, te cilet kane mbrojtur te pandehurin pas arrestimit te tij. Nga hetimet e kryera nga ana e Prokurorise se Tiranes, si dhe nga deshmite e dhena ne kete proces, ka rezultuar se i pandehuri ka kryer marredhenie disa here me femijet, te cilet kane qene jo me shume se 4 vjec, kur jane abuzuar seksualisht. Prokuroria ka marre nen hetim tre britanike, te cilat ne vitin 2001 hapen qendren "Femijet e tij", per femijet e pastrehe. Pikerisht ne pranga ka rene David Broun, Dino Christodoulu si dhe Robin Arnold. Tre te pandehurit po gjykohen me vete nga ana e Gjykates se Tiranes pas vecimit te ceshtjes se tyre.
12 femije jane shpene ne kliniken ABC nga i pandehuri David Broun, ku jane vizituar. Nga vizitat qe u jane kryer femijeve, ka rezultuar se ata jane dhunuar seksualisht, por nuk ishte vertetuar se kush i kishte dhunuar ata.
Femijet e dhunuar jane kthyer ne homoseksuale
Abuzimet e herepashershme nga ana e te pandehurve, ka sjelle edhe ne pasoja te femijet, te cilet kane rezultuar te jene kthyer ne homoseksuale. Kete fakt e bejne te ditur burime nga Prokuroria e Tiranes. Kjo gje, sipas burimeve, eshte vertetuar ne saje te veprimeve qe keta te fundit kane shfaqur gjate vizitave qe u jane bere ne klinika te ndryshme per arsye hetimore.