E Diel, 1 Nëntor 2026

Vjedhin nje shtepi arrestohen te rinjte

Si te dyshuar per vjedhjen me thyrje te nje banese jane arrestuar dy te rinj nga sherbimet e komisariatit te policise nr. 6 ne Tirane. Te arrestuarit jane minoreni Xh.A 14 vjec banues ne Vore dhe Azemllasi Elezi 20 vjec po nga Vora. Arrestimi i tyre u krye sepse dyshohet se keto shtetas ne bashkepunim me njeri tjetrin gjate nates ne Vore kane vjedhur me thyerje banesen e nje qytetari. Te dyshuarit i kane marre nje sere sendesh elektroshtepiake. Pas nje kontrolli te bere nga policia ne shtepite e ketyre adoleshenteve jane gjetur edhe pajisjet qe jane marre ne shtepine vjedhur ne Vore. Objektet e cilesuara si te vjedhura nga forcat e policise jane sekuestruar ne cilesine e proves materiale.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›