E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohet pas nje viti pedofili

Pas nje viti kerkimesh policia e Durresit ka arritur qe te vere nen pranga nje pedofil. Behet fjale per 29-vjecarin Petrit Velija i cili ka perdhunuar ne qytetin e Tiranes nje vajze te mitur. Arrestimi i tij eshte mundesuar ne qytetin e Durresit pas nje hetimi te gjate te policise dhe identifikimit te vendndodhjes se tij. Velija ishte i shpallur ne kerkim qe prej nentorit te vitit te kaluar kohe ne te cilen gjykata e Tiranes kishte dhene edhe masen e denimit te tij. Viktime e epsheve te 29-vjecarit ka rene nje minorene e cila kishte pasur besim tek Velija pasi ai ishte nje i njohur i familjes. 29-vjecari kishte kohe qe fshihej ne qytetin e Durresit. Mbasi ka rene nen prangat e policise se qytetit bregdetar ai eshte derguar ne Policine e Qarkut Tirane. Pas veprimeve procedurale Velija do te dergohet ne burg ku do te vuaj dhe denimin qe i eshte dhene nga organet e drejtesise.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›