E Diel, 1 Nëntor 2026

Koktej molotovi në një shtëpi të banuar nga EULEX-i

Koktej molotovi janë hedhur mbrëmë në një shtëpi në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicë, më saktësisht në Shipol.

Shtëpia është e banuar nga pjesëtarë të misionit evropian për sundimin e ligjit, EULEX, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, Avni Zahiti, zëdhënës i policisë së Kosovës në Mitrovicë.

Blerim Krasniqi, zëdhënës i EULEX-it, ka thënë për programin tonë se koktejët ishin hedhur në vendparkim, ku gjendeshin edhe disa automjete të misionit evropian.

Nuk është raportuar për lëndime në njerëz./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›