Qëllohet me gurë makina e Sali Berishës

Një person ka qëlluar me gurë drejt makinës ku ndodhej Kryeministri Sali Berisha, i cili qëndroi këtë të premte në Burrel, në kuadër të fushatës elektorale.
Sipas Top News, personi i identifikuar si Halit Hoxha 52 vjeç pas aktit të tij është dhunuar nga truprojat e Kryeministrit dhe më pas është shoqëruar në polici.
Ende nuk ka detaje të tjera rreth kësaj ngjarjeje, ndërkohë që ky është incienti i parë i këtij lloji në këtë fushatë elektorale./Indeksonline/