Rumania përkrah Serbinë për Kosovën

Rumania në tërësi e përkrah Serbinë në përpjekjet që të hapen bisedimet për anëtarësim në BE dhe në përkrahjet që bën ajo për t’u normalizuar rajoni, i ka thënë kryeministri rumun Viktor Ponta kryeministrit serb Ivica Daçiqi.
Në konferencën e përbashkët pas takimit të kryeministrave në Bukuresht, Daçiq ka theksuar rëndësinë e përkrahjes së Rumanisë në procesin e evrointegrimeve dhe lidhur me çështjen e Kosovës.
"Ne presim që Serbia të marrë datën e fillimit të negociatave me BE-në, sepse, kur bëhet fjalë për të gjitha kriteret politike –dilaogu me Prishtinën dhe reformat e brendshme janë plotësuar", ka thënë Daçiq, njoftojnë medie serbe.
Kryeministri serb ka shfaqur mirëkuptimin për “gjithë peshën e situatës" në të cilën gjendet Rumania si njëra nga pesë vendet e BE që nuk e aknë njohur pavarësinë e Kosovë ”./Indeksonline/