Kola: Bici, jo kandidati yne

Perfaqesuesit e shoqatave dhe institutit te ish-perndjekurve politike e akuzojne Presidentin Topi se ka dekretuar emrin e Medi Bicit per Gjykaten e Larte, duke u nisur nga interesa personale dhe e ka “shitur” me pas kete kandidature si zgjedhje te ish-te perndjekurve. Ne nje interviste per gazeten “Koha Jone”, kreu i Shoqates Kombetare te ish te Perndjekurve politike, Kurt Kola thekson se Presidenti Bamir Topi ka perdorur vulen e shoqates se njerit prej te afermve te Medi Bicit per ta paraqitur kete si nje kandidature te kesaj shtrese. “Une ju siguroj se Bici eshte cuar ne menyre private, duke perdorur lidhjet farefisnore”, theksoi Kola, duke mohuar ne menyre te prere se kjo kandidature ka qene nje zgjidhje e vete te persekutuarve, pavaresisht se ai e pohon qe ka pasur nje mbeshtetje nga ana e nje nga te shumtat shoqata te te ish-te perndjekurve politike. Sipas kreut te shoqates kombetare te ish-te perndjekurve, Presidenti Topi duhej te konsultohej me te gjithe perfaqesuesit e shoqatave te perndjekurve dhe vete drejtorin e ketij instituti, ne menyre qe realisht te kishte perfshire ne kete liste nje emer qe vinte nga radhet e ish-te perndjekurve politike. Kurt Kola thekson se perfaqesuesit e shoqatave te te perndjekurve jane te hapur per te paraqitur kandidaturat e tyre per anetaret e rinj te Gjykates se Larte, nese Topi deshiron perfshirjen e tyre dhe se potenciale ne fushen e drejtesise nga kjo shtrese ka me shumice, madje te shkolluar dhe ne universitetet me te mira te botes.
Si e gjykoni deklaraten e Presidentit Topi, sipas te ciles mes dekreteve te tij ka qene edhe nje emer i ardhur nga shoqatat e ish-te perndjekurve politike?
Presidenti, perpara se te dekretoje nje emer per Gjykaten e Larte, pavaresisht se nga i vjen i propozuar ai, duhet te bej investigime te hollesishme. Kjo sepse je duke e cuar nje jurist ne shkallen me te larte te drejtesise. Nuk eshte i rendesishem se nga vjen ky propozim, por ti, si President i Republikes, je i detyruar qe kete kandidature ta sitesh ne sitat me te holla. Por, nga ana tjeter, ne rastin e Medi Bicit, kjo kandidature nuk eshte cuar nga shoqatat e ish-te perndjekurve politike. Kjo kandidature i eshte paraqitur Presidentit Topi nga nje sternip i tij, ne menyre krejtesisht private. Pavaresisht se te kjo kandidature eshte hedhur nje vule nga nje shoqate te perndjekurish, une ju siguroj se Bici eshte cuar ne menyre private, duke perdorur lidhjet farefisnore. Ky, me sa duket, i ka bere Topit ndonje te mire dhe ky ka dashur t’ia shperbleje, duke e dekretuar ne nje menyre qe eshte krejtesisht ne kundershtim me parimet e demokracise. Sidomos sot, kur ne duam te krijojme shtetin e te drejtes, nuk lejohen me keto lloj emerimesh dhe propozimesh nuk behen me.
Si duhet te vepronte Topi ne lidhje me kete kandidature?
Presidenti Topi gjeja e pare qe duhet te bente ne lidhje me kete kandidature ishte ajo qe t’ju drejtohesh shoqatave dhe ne menyre te vecante Institutit te te Perndjekurve Politike. Kjo sepse ky institut ka edhe te listat zyrtare dhe dokumentacionin e nevojshem per ish-te perndjekurit politike. Po keshtu, duhet t’i ishte drejtuar per konsultim edhe Shoqates Kombetare te te Perndjekurve Politike, qe eshte krijuar qe ne vitin 1991. Ne kete menyre te gjithe duhet te kishin dhene opinionin e tyre ne lidhje me kete kandidature.
A do t’i ofroni ju tashme emrat e perfaqesuesve tuaj Presidentit Topi per dekretet e reja qe pritet te hartoje ne lidhje me Gjykaten e Larte?
Ne kemi kandidaturat tona, ish-te perndjekurish dhe intelektualesh te mirefillte, te cilet kane mbaruar ne kryeqendrat e botes drejtesine. Nese Presidenti do te na kerkojne, ne jemi shume te gatshem te ofrojme keto kandidatura dhe te jemi edhe pergjegjes publike per keto zgjidhje. Do te ishte ne nderin e Presidenti te kerkonte vete kandidatura, sepse ne jemi ajo shtrese, te cilet kemi vuajtur edhe tmerrin dhe gjenocidin komunist. Ne nuk duam te imponohemi, por ne sot kemi intelektuale te te gjitha fushave, te cilet ne numer mund te zevendesojne edhe administraten qe eshte aktualisht. Ne dhe femijet tane kane mbi 15 vite qe shkollohen ne universitetet tona dhe ato boterore, dhe jane plotesisht te afte per te perballuar detyra te tilla te rendesishme ne sherbim te demokracise. Po keshtu, ne kemi pas te drejten te arsimojme ne universitetet e larta rreth 6 mije te rinj pa konkurs dhe keshtu tashme ne jemi plotesisht te gatshem per te kontribuar me te rinjte tane me pergjegjshmeri te madhe.