Tokat, si do kompensohen pronaret

Opozita nuk jep konsensusin per projektligjin e qeverise qe kerkon verifikimin e te gjithe titujve te pronesise per toka bujqesore. Deputetet e majte bojkotuan dje Komisionin e Veprimtarive Prodhuese, ku po diskutohej projektligji per “Vleresimin ligjor te krijimit te titujve te pronesise mbi tokat bujqesore” me argumentin se nepermjet tij ne menyre arbitrare do i merren njerezve titujt e pronesise. Mazhoranca e kaloi me shumicen e votave. Nderkohe qe, deputetet demokrate kane bere prezent dhe propozimin me te ri te tyre, sipas te cilit, parate qe do mblidhen nga toka dhe nga ajo qe do merret per parregullsi, do kompensohen pronaret.
Opozita nuk pajtohet me projektin e qeverise per verifikimin e te gjithe titujve te pronesise per tokat bujqesore. “Ne kemi verejtjet tona, qe ju nuk i keni marre parasysh. Doni t’i kaloni naten projekte te tilla si e keni zakon, bejeni. Ne nuk marrim pjese”, tha nje prej anetareve socialiste, Flamur Hoxha. Sipas tij, nje nisme e tille do te sjelle vetem konflikte sociale. Te gjithe atyre njerezve qe do t’u merret titulli i pronesise, do shkaktojne debate te ashpra. “Nuk mund te behemi pjese e diskutimeve te tilla e aq me pak nuk mund te prishim konsensusin, qe eshte arritur ne vitin 1991”, theksoi Hoxha. Po keshtu dhe deputeti Ndricim Hysa tha se kthimi i projektit ne komision nuk u be per te pritur konsensusin e opozites, por per te miratuar sugjerimet e ministrit te Bujqesise, Jemin Gjana. “Nuk po beni asgje vecse po ndryshoni ligjet me sugjerimet e njerezve politike dhe te paafte, si Jemin Gjana. Me njerez te paafte nuk mund te behen ligje te mira”, akuzoi Hysa. Sipas tij, selia roze s’mund te pajtohet me ndryshimet e tilla qe i behen projekteve nga njerez partiake. Duke bojkotua keshtu mbledhjen e Komisionit. Por, sipas deputetit demokrat, Ardian Kollozi, nisma ligjore eshte nder me te mirat ne reformen e tokes. Sipas tij, parate qe do te mblidhen prej tokave dhe atyre qe do u merret per parregullsi, do te shkojne ne favor te pronareve dhe kompensimit te tyre. “Parate qe do te mblidhen nga ky proces do te shkojne per kompensimin e pronareve. Kjo tregon se shteti funksionon, dhe pse me vonese”, theksoi Kollozi.
Projekti
Projektligji i qeverise per “Vleresimin ligjor te krijimit te titujve te pronesise mbi tokat bujqesore”, parashikon verifikimin e te gjithe titujve te pronesise te dhene per tokat bujqesore. Ky veprim ndermerret per te vertetuar nese titulli eshte marre apo jo ne perputhje me ligjin. Pas verifikimit qe do te kryhet nga Komisioni Vendor i Vleresimit, nese titujt e pronesise dalin se jane ne kundershtim me ligjin, shteti do t’i kerkoje poseduesit te tokes ta bleje ate me cmimet e tregut. Vetem ne kete menyre ai do te mund te kete tapine. Por, nje leje e tille do te jepet, ne ato raste kur per token e zene ne kundershtim me ligjin nuk ka konflikte te hapura. Nese personat nuk do te pranojne ta blejne token e zene, atehere, automatikisht nepermjet ketij projektligji, ajo do t’ju merret. Ne relacionin e projektligjit shpjegohet se nje iniciative e tille ishte e domosdoshme, pasi ne tokat bujqesore ne zonat turistike jane evidentuar shkelje te medha me titujt e pronesise qe jane dhene.
Nga studimet e kryera rezulton se jane marre rreth 4700 ha toke ne kete menyre, dhe personat qe e kane perfituar, duke shkelur ligjin, tashme duhet ta paguajne. Per hetimin se si jane dhene titujt e pronesise, do te ngrihet nje komision i posacem qeveritar i tokes.
“Te permiresohet ne themel ligji per pronen”
Ish-pronaret e ligjshem te tokave jane ata qe mbeten te pakenaqur nga ndryshimet apo propozimet ne ligjet e pronave. Sipas shoqates “Pronesi me Drejtesi”, verifikimi i titujve te pronesise eshte i nevojshem qe te kryhet, por, ne rast se verehen abuzime, atehere toka duhet t’i kthehet pronarit te ligjshem. Ose personi qe e ka zene ate, ta bleje me vleren e tregun. Ajo cka kerkojne pronaret eshte permiresim thelbesor i ligjit te pronave, por dhe atij te legalizimeve. Kete te fundit, madje e kane ankimuar dhe ne Gjykaten Kushtetuese me shpresen e kthimit pas e permiresimit te ligjit sipas kerkesave te tyre. Nderkohe qe, ne ndryshimet e reja per ligjin e legalizimeve, eshte saktesuar koha dhe menyra e kompensimit te ish-pronareve te ligjshem.
Opozita: Jemi kunder nenit 9 te ketij ligji
Deputetet e opozites kane qene parimisht dakord me projektligjit per “Vleresimin ligjor te krijimit te titujve te pronesise mbi tokat bujqesore”. Por ajo cka kundershtojne te majtet eshte neni 9 i ligjit, i cili u jep mundesine dhe atyre qe rezulton se titullin e pronesise e kane marre ne menyre te paligjshme, qe ta perfitojne ate ne rast se per token e zene nuk ka konflikt. Per kete pike, deputetet e opozites kane kerkuar ne komisionet parlamentare riformulim te nenit, ne kembim te votes se tyre ne seance plenare. Sipas socialisteve, titulli i pronesise le t’ju lihet dhe atyre qe e kane marre padrejtesisht, me kushtin e vetem ama qe ata ta blejne token me cmimet e tregut dhe per ate toke te mos kete konflikte.