Topi nis takimet per 5 kandidaturat e reja

Presidenti i Republikes, Bamir Topi, e quajti ekzekutim politik rrezimin e pese dekreteve te tij per anetare te Gjykates se Larte ne Kuvend. Si per t’i kthyer reston mazhorances qe nuk e votoi, Topi u shpreh dje se ky, pa dyshim, eshte ekzekutim politik, pasi kandidaturat u zgjodhen me shume kujdes mbi bazen e konsultimeve te gjera. “Te rrezosh ne Shqiperi nje gjyqtar, qe ka qene per nente vjet ne Gjykaten e Strasburgut, besoj qe eshte nje luks shume i madh. Nga ana tjeter, per te dale kunder retorikave qe behen per te perndjekurit, te rrezosh nje kandidature qe mbeshtetet nga te perndjekurit politike dhe t’i japesh atij vetem dyzet vota ne parlament, besoj qe nuk ka nevoje per koment”, iu kunderpergjigj kreu i shtetit votes kunder te PD-se, dy dite me pare ne Kuvend. Por, pavaresisht reagimit dhe perplasjes per ceshtjen e dekreteve te rrezuara nga ana e Kuvendit, Presidenti nuk ka vonuar te nise perzgjedhjen e kandidaturave te reja, duke mos perjashtuar as konsultimet me Kuvendin dhe faktoret e tjere institucionale te domosdoshem.
Nuk vonoi dje reagimi i kreut te shtetit, Bamir Topi, mbi rrezimin qe Kuvendi i beri dy dite me pare pese kandidaturave te tij per anetare te Gjykates se Larte. Pavaresisht perplasjes se dukshme e te pamohueshme institucionale mes Kuvendit dhe Presidences, Presidenti Topi e quajti votimin e dekreteve si nje fitore te demokracise. “Per nje muaj rresht u diskutua per anti-kushtetueshmerine e dekreteve te Presidentit, per paligjshmerine e ketyre dekreteve dhe fakti qe u futen ne proceduren e votimit sipas Kushtetutes, tregon qe edhe palet, qe e kontestonin, u ndergjegjesuan qe kjo procedure ishte kushtetuese”, theksoi ai. Sipas Topit, mund te flitet edhe per nje pozicionim te institucioneve specifike qe merren me supervizionin e ligjshmerise mbi institucionet e drejtesise shqiptare, qe i kane dhene plotesisht te drejte pozicionit kushtetues te Presidentit, pra per kete s’ka asnje dyshim. Kreu i shtetit theksoi dhe njehere se CV-te e kandidateve u konsultuan gjeresisht dhe dolen vetem pas diskutimeve te gjata dhe me institucionet qe mund te jepnin te dhena mbi karrieren dhe integritetin e tyre. Por, Presidenti nuk permendi, konsultime te mundshme me Kuvendin apo forcat politike per pese emrat qe moren bekimin e tij per te qene anetare te Gjykates se Larte. Perkundrazi pa u ndalur aspak ne ngrirjen e marredhenieve me Kuvendin, Topi i vleresoi si kandidatura te zgjedhura e te specializuara.
Ne Presidence kane nisur levizjet per perzgjedhjen e pese emrave te rinj per anetare te Gjykates se Larte. Pas rrezimit ne Kuvend te kandidaturave te para, kreu i shtetit do te beje nje tjeter perzgjedhje. Por duket se kete here, Presidenti do te marre mendimin edhe te forcave politike. Pse jo dhe te marre mendimin e Kryetares se Kuvendit e mazhorances per to. Ende nuk eshte percaktuar se cila do te jete rruga qe do te zgjidhet per kandidaturat e reja. Por, nje gje eshte e sigurt, ne Presidence eshte vene ne levizje i tere stafi i juristeve per te ndjekur nga afer dhe realizuar perzgjedhjen e kandidaturave te reja. Vetem dy dite me pare, mazhoranca ne Kuvend rrezoi nje e nga nje pese kandidaturat e Presidentit Bamir Topi. Keshtu, statusin e anetarit per Gjykaten e Larte nuk mundi ta marre as Kristaq Traja, Zamir Poda, Medi Bici, Artan Zeneli apo Altina Xhoxhaj. Kandidaturat u rrezuan nje e nga nje me shumice votash. Vetem nje prej tyre, Zamir Poda, per nje vote rrezikoi te fitoje postin e anetarit. Ai ishte i vetmi qe mori 65 vota pro kundrejt 62 kunder. Por, ndonese me nje fitore te tille dhe Poda nuk arriti te fitoje, pasi pro tij duhet te kishin votuar 66 deputete. Nje me shume se gjysma e perberjes se Kuvendit, qe ishte 130 te pranishem.
5 Dekretet E Presidentit te Republikes, Bamir Topi, per anetare te Gjykates se Larte u rrezuan dy dite me pare ne Kuvend nga mazhoranca e djathte. Vota kunder moren Altina Xhoxhaj, Medi Bici, Artan Zeneli, Kristaq Traja e Zamir Poda.