E Diel, 1 Nëntor 2026

Kina kërkon përgjigje pas vrasjes së 8 turistëve

Manila, 24 gusht – Kina ka kërkuar përgjigje sot nga Filipinet, pasi që drama 12-orëshe e pengmarrjes në zemër të Manilës përfundoi me vrasjen e tetë turistëve nga Hong Kongu dhe pengmarrësit, pas dështimit të negociatave.

Ministri i Jashtëm kinez, Yang Jiechi, deklaroi për AP se qeveria e tij ishte “tronditur” dhe i ka telefonuar homologut të tij filipinez, Alberto Romulo, për të ngritur shqetësimin, ndërsa banorët e Hong Kongut shprehën zemërimin, duke e quajtur policinë filipineze të paaftë.

Ish-polici Rolando Mendoza (55) kishte marrë peng autobusin me turistë kinezë dhe kishte kërkuar rikthimin e tij në punë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›