E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kolazh unik i botës së egër në zonat e mbrojtura

TIRANË, 10 shtator/ATSH/ Vendosja e kamerave-kurth në zonat e mbrojtura ka për qëllim vrojtimin e shumëllojshmërisë së faunës së egër në këto zona.

Kryeministri Edi Rama, ndau sot në rrjetet sociale, pamjet e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, të cilën e cilësoi si një “kolazh unik të botës së egër”.

Rama u shpreh se kamerat-kurth të zonave të mbrojtura “çdo ditë e më shumë na njohin me habitatet e sigurta për speciet e shumëllojshme”.

Kamerat kanë kapur disa lloje të faunës së egër të vendit tonë si, ujku, kastori, dhelpra, kaprolli, lepuri i egër, macja e egër, baldosa, ariu i murrmë, rrëqebulli i Ballkanit.

Monitorimi i botës së egër të faunës, nëpërmjet kamerave-kurth është një proces i nevojshëm për të dokumentar llojshmërinë e këtyre kafshëve në periudha të ndryshme të vitit si dhe faktorët e riskut.

Kafshët e egra janë shtuar falë moratoriumit të gjuetisë, sipas të dhënave të ekipeve mjedisore.

Shqipëria zgjeroi sipërfaqet e zonave të mbrojtura në vitin 2022 duke e çuar sipërfaqen e mbrojtjes në 21,5% të territorit.

Në vitin 2025 u krijua Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, me 12 agjencitë e saj rajonale që kujdesen për çdo park kombëtar e natyror.

/e.i/j.p/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›