E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kultivoi bimë narkotike në Malësinë e Madhe, arrestohet 54-vjeçari

TIRANË, 10 shtator /ATSH/ Një 54-vjeçar u arrestua nga policia në Malësinë e Madhe pasi dyshohet se kultivoi bimë 137 bimë narkotike, në pronë publike në fshatin Jubicë.

Policia e Shkodrës njoftoi sot se në vijim të veprimeve hetimore dhe operacionale të kryera në kuadër të operacionit policor antikanabis, të koduar “Koordinata”, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe arrestuan në flagrancë shtetasin I. R., 54 vjeç, banues në fshatin Jubicë.

Sipas policisë nga hetimet e kryera dyshohet se ky shtetas ka kultivuar 137 bimë të dyshuara narkotike kanabis sativa, në tokë publike, në fshatin Jubicë, vend ku u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë. Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

/m.q/j.p/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›