E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kolegji Zgjedhor, pushon çështjen për KZAZ 49

Kolegji Zgjedhor pushon kërkesën e Partisë Socialiste për vonesën e shpalljes së rezultatit të njësisë numër 5 në Tiranë. Ky është vendimi që ka marrë Kolegji Zgjedhor i kryesuar nga gjyqtari Petraq Dhimitri, per padinë e bërë nga PS ndaj KQZ që të shpall vendimin për tabelen përbledhëse të KZAZ-së nr.49 në Tiranë.

Pushimi i vendimit të Kolegjit Zgjedhor do të thotë që përderisa kjo cështje është kaluar në KQZ dhe janë miratuar tabelat, ateherë kërkesa e PS drejtuar Kolegjit nuk kishte objekt për tu shqyrtuar.

Në seancë, avokatët e PS prentenduan se KQZ ka kaluar afatin 48 orë për të shpallur vendimin për tabelet e KZAZ nr.49, duke sjellë edhe mos shpalljen e rezultatit për Bashkinë e Tiranës.

Ndërsa avokatët e KQZ, kanë pohuar se ky institucion i ka miratuar tabelat përbledhëse, pas hetimit administrativë që ka bërë, pasi procesverbalet nuk ishin firmosur nga të gjithë anëtarët e KZAZ-së. Kështu, Kolegji vendosi pushimin e cështjes.

Pas këtij vendimi, deputeti i PS Damian Gjiknuri ka bërë thirrje që Kolegji Zgjedhor të mos mbajë anën e asnjë partie politike.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›