E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beogradi i ofron strehim Gadafit

Beogradi i ofron azil dhe strehim liderit libian Moamer Gadafi. Kështu shkruan gazeta franceze “Le Canart enchaine” e cila citon burime të qeverisë franceze mbi strehimin e Gedafit në Serbi.

“Ndërsa avionët britanik dhe francez tentojnë që të vrasin presidentin Gadafi, diplomatë të ndryshëm i ofrojnë Gadafit që të ruajë veten, duke u tërhequr në Emiratet e Bashkuara Arabe ose Serbi”. Kështu e fillon shkrimin e përjavshmja franceze, e cila shton se bisedimet kanë filluar dy javë më pare dhe si alternativë përmenden Emiratet e Bashkuara ose vendi i tretë ku vetë Gadafi do të përzgjidhte. Autori i shkrimit Claude Angeli vërteton se burimi i lajmit është qeveria franceze.

Nga ana tjetër, qeveria e Serbisë ka hedhur poshtë pohimet e revistës franceze, duke theksuar se ky lajm nuk është i drejtë dhe se Beogradi nuk ka shfaqur një interes të tillë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›